FOTO/ Anullohet takimi Trump-Kim Jong Un/ Letra e presidentit të SHBA

FOTO/ Anullohet takimi Trump-Kim Jong Un/ Letra e presidentit të SHBA

15:56, 24/05/2018
A+ Aa A-

Takimi i shumë pritur mes presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un nuk do të zhvillohet.

Saimiti që do të zhvillohej në 12 qershor në Singapor është anulluar pas deklaratave të ardhura nga drejtuesit e Koresë së Veriut.

Lajmin e ka shpërndarë pak më parë Bloomberg News.

Presidenti Trump, në një letër të shpërndarë për mediat thotë se takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut nuk do të zhvillohet.

‘Unë mendoj se është e papërshtatshme, në këtë kohë, që të ketë këtë takim i cili është planifikuar gjatë," thotë presidenti Trump, në letrën drejtuar Kim Jong Un të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut e ashpërsoi retorikën gjatë ditës së sotme  duke paralajmëruar se ishte e gatshme për një ‘përballje bërthamore’ në qoftë se SHBA nuk do të pranonte për të zhvilluar samitin.

Gjatë ditës së sotme Koreja e Veriu ka shkatërruar tunelet e saj bërdhamore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco