Pompeo: Takimi Trum-Kim Jong Un varet nga lideri koreano-verior

Pompeo: Takimi Trum-Kim Jong Un varet nga lideri koreano-verior

20:59, 23/05/2018
A+ Aa A-

Zhvillimi i samitit historik mes Donald Trump dhe Kim Jong Un varet nga kreu koreanoverior, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Ai e kërkoi këtë takim, presidenti pranoi ta takojë, kam shumë shpresë se ky takim do të zhvillohet”, shtoi ai para një komisioni parlamentar.

Shefi amerikan i diplomacisë kishte konfirmuar më parë se samiti i Singaporit vazhdon të parashikohet në datën 12 qershor, ndërkohë që Donald Trump, për herë të parë foli dje për një shtyrje të mundshme të këtij takimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco