Pronari rus i Chelsea duhet të tregojë origjinën e pasurisë përpara se...

Pronari rus i Chelsea duhet të tregojë origjinën e pasurisë përpara se...

18:43, 22/05/2018
A+ Aa A-

Miliarderi rus, Roman Abramovich, pronari i ekipit të Chelsea në Premier League, duhet të tregojë origjinën e pasurisë së tij për t’iu lejuar të hyjë në Britaninë e Madhe.

Abramovich ka aplikuar për një vizë të re, pasi i ka skaduar ajo e mëparshmja, por nuk është pajisur me një të tillë. Pronarit rus të Chelsea as i është refuzuar dhe as i është aprovuar viza, ndërsa raportohet se gjithccka mbi vonesat ka lidhje me procedurat.

Oligarkët  rusë në Britaninë e Madhe po përballen me masat shtrënguese ndaj parave të huaja që dyshohet se “nuk çojnë drejt të mirës publike”.

Masat e ndërmarra nga qeveria britanike pasojnë tensionet ndërmjet Britanisë dhe Rusisë si pasojë e helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal dhe të vajzës së tij në Salisbury të Anglisë.

Qeveria britanike akuzoi Rusinë për sulmin dhe kryeministrja Theresa May e përshkroi incidentitn si të “neveritshëm” dhe dëboi disa diplomatë rusë.

Zëdhënësi i Vladimir Putinit e dënoi qëndrimin “e pandershëm dhe jomiqësor” të Britanisë ndaj biznesmenëve rusë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco