Nga Gani Geci
Komunistët kanë qenë rrenca, por edhe pasardhësit e tyre, majtistët, janë rrenca!
Komunistët e atëhershëm dhe pasardhësit e tyre në Partinë Socialiste në Shqipëri, si dhe pasardhësit e së majtës në Kosovë, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, nuk e thonë të vërtetën se hebrenjtë u shpëtuan nga Xhafer Deva, në cilësinë e tij si ministër i Punëve të Brendshme, dhe Kol Bib Mirakaj, në cilësinë e ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë etnike. Ata refuzuan t’i përndiqnin hebrenjtë dhe, përkundrazi, i pajisën me dokumente shqiptare, duke e udhëzuar popullatën vendase t’i fshehin dhe t’i mbrojnë, pa u ndjekur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ky qëndrim institucional dhe human përbën një kapitull të rëndësishëm të historisë shqiptare, i cili u hesht dhe u shtrembërua për dekada nga historiografia e regjimit komunist.
Nacionalistët që e bënë Shqipërinë me rreth 78 mijë kilometra katrorë, ishin po ata që shpëtuan hebrenjtë. Ndërsa ata që e zvogëluan Shqipërinë në 28 mijë kilometra katrorë dhe lanë Kosovën dhe trevat e tjera shqiptare jashtë Shqipërisë, janë ata që sot marrin lavdatat.
Koha e fashizmit dhe nazizmit, për shqiptarët, njihet si vitet e arta shqiptare, sepse përveç që u bashkuam, atëherë filloi mësimi i shqipes në të gjitha trevat shqiptare.
Ndërsa koha e çlirimit apo koha e komunizmit, për ne shqiptarët, njihet si koha e përndjekjeve, dëbimeve, pushkatimeve, burgosjeve dhe masave të mëdha represive, si në Shqipëri ashtu edhe në të gjitha trevat që u lanë jashtë Shqipërisë.
© SYRI.net