'Ka mbi 12 vite që Shqipëria nuk ndërton demokraci, nuk ka pluralizëm...'

'Ka mbi 12 vite që Shqipëria nuk ndërton demokraci, nuk ka pluralizëm...'

09:49, 25/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Besim Ndregjoni/

Zgjedhja e Dr. Berishës në postin e lartë si Z/President i CDI forum i larte botëror i partive të djathta më solli në vëmendje poezinë e Poetes me përmasa botërore Ana Ahmetova e përkthyer nga personaliteti i shquar Petraq Kolevica!

Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua

Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon

Me ta një kullë e hijshme u ndërtua

M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.

Ndërtuesit e saj falënderoj!

Si studiues i krimeve të komunizmit, dhe me bindje konservatore, nuk jam ba pale, idhtar, apo servil i një politikani shqiptar postkomuniste. Edukimi familjar ndërgjegjësimi i vuajtjeve që kalova në periudhën e diktaturës komuniste më bindi të ndërtoi raporte të drejta me të vërtetën, se vetëm e vërteta na ban qytetar të lirë. Sigurisht me Dr. Berishen ndaj mendime të ndryshme për luftën ligjore ndaj diktaturës dhe mos dënimin e krimeve të komunizmit! Dr. Berisha është një intelektual i përmasave të larta, është liberal dhe nga profesioni i tij si mjek ndoqi rrugën e humanizmit  dhe të liberalizmit duke menduar se Partia që ndërroi emrin  do të ndjek rrugën e reflektimit dhe do të ndërgjegjësohet për krimet që kishte kryer Partia e Punës së Shqipërisë, nuk u tregua konservator si Les Valesa dhe Haveli-që kjo parti duhej të dilte jashtë ligjit se nuk i dënoi krimet e Partisë Punës as sot vazhdon ti mbrojë me “ashtu qe koha”dhe të mos bëhej  pale në ndërtimin e pluralizmit! Kjo  parti ndërroi emrin formalisht në socialiste dhe ndoqi ideologjinë e diktaturës duke u fshehur nën petkun e social-demokracisë! Gjatë gjithë kohës që Partia Demokratike ishte në pushtet ne antikomunistët ish të përndjekur politikë i kemi bërë oponencë, Partisë Demokratike për të drejtat e liritë tona dhe per qëndrimi që mbante ndaj të majtëve, në 94 dhashë dorëheqje nga detyra si Shef Kabineti i Komitetit Kombëtar i të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë sepse qeveria e Partisë Demokratike përdori dhunë ndaj grevës së urisë të burgosurve politikë që me të drejtën e Zotit kërkonin tu jepi me ligj puna e papaguar në kampet e përqendrimit! Partia socialiste vazhduesja e Partisë Punës ndërroi emrin në 91 dhe erdhi në 97 me forcën e armeve në  pushtet! Dhe filloi luftën e saj kundra pluralizmit, motoja e saje ishte pushteti, mbas ikjes së Fatos Nanos partia kaloi në duart e pinjollëve të bllokut komuniste. Akoma na kujtohen thirrjet antishqiptare që banin në Vlore në 97 kundra demokracisë, me poezinë e Dritero Agollit që i thurte poezi një  krimineli të sjell nga burgjet e Greqise… “Robin Huti i Laberise ” siç bënin baballarët e tyre në veri në 44-45 “dridhe këmbën.”

Mbas vitit 2013 gjithë lufta ideologjike -politike e së majtës ishte zhdukja e opozitës, bleu  drejtuesit e opozitës, ndaluan zgjedhjet e ndershme, u përdor  droga për  të blerë faktorin ndërkombëtar, u caktua dt. 29 nëntori si ditë çlirimi, kur ajo në të vërtetë është ditë pushtimi i vendosjes së diktaturës. Ka mbi 12 vite që Shqipëria nuk ndërton demokraci, nuk ka pluralizëm, dhe nuk ndërton shtet por sundon. Përçmon çdo zë opozitar, mediat  e blera në shërbim të pushtetit, ligje favorizuese për  të korruptuar dhe pasuruar pushtetarët. U pushtua nga sunduesit  e bllokut demokracia, mendimi ndryshe quhet sllogan që nuk vlen,  liria u cungua, antikomunistët nuk lejohen të votohen në shtetin e së drejtës, për  të cilën u zhduken 6000 shqiptar antikomunistë shqiptar dhe sot pa varr! Quan pluralizëm mos kryerjen e rrotacionit politike! Propagandon se opozita është fajtore se vjedhin ministrat etj slogane komuniste. Xhelatët dhe rilindasit e rinj komunistë kapën drejtësinë, sigurojnë pasuri marramendëse me anën e pushtetit, pensione të majme sa dhe vendet më të zhvilluara nuk i kanë!

Fale Dr. Berishes që më kontributin e tij kauzën e tij se nuk ka pluralizëm pa opozite, opozita shpëtoi pa u asimilua dhe pa ju nënshtrua diktaturës hibride që sundon vendin tone! U anatemua, u shpall nongrada, por ai nuk ju nënshtrua represionit të blerë me pare droge, feniksi u ngrit dhe shpëtoi opozitarizmin dhe nuk lejoj që të zhdukej Partia e parë opozitare mbas diktaturës! Tani detyra e tij është PD të ndjekë rrugën konservatore që të shpëtojë Shqipëria. Te dënojë krimet e komunizmit. Të përfshije në parti intelektuale konservatore që vijne nga shtresa me fisnike dhe më denje e shqiptarëve ish te burgosur e të përndjekur politike të rinj e të reja që vijnë nga këto familje me moral te larte e besnike ndaj konservatorizmit! Te ndjek shembullin e SHBA.

Presidenti i SHBA Donald Tramp shpalli këto ditë “Javën antikomuniste “duke na kaluar në vëmendje  proklamatën e tij “Zëra të rinj përsërisin gënjeshtrat e vjetra, duke i veshur ato me gjuhën e “drejtësisë sociale” dhe “socializmit demokratik“, por mesazhi i tyre mbetet i njëjtë: hiqni dorë nga liria juaj, vendosni besimin tuaj tek pushteti i qeverisë dhe shkëmbeni premtimin e mirëqenies me ngushëllimin e zbrazët të kontrollit. Amerika e refuzon këtë doktrinë të ligë. Për këtë proklamatë media në Shqipëri heshti nuk e publikoi, shtetin shqiptar e ka pushtuar heshtja ndaj luftës kundra komunizmit enveriste!

Shqipëria vazhdon luftën ndaj antikomunistave ish të Burgosur e të Përndjekurve Politikë

Dhe ne konservatoret shqiptare ndjekim rrugën e Trampit, këtë rruge që shpëton nga hedhja e gurëve ndaj atyre që mbrojnë lirinë!

Besim Ndregjoni

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco