Nga Felix Bilani
Edi Rama sot nuk është më kryeministër. Është gjithçka: vetë pushtet, vetë drejtësi, vetë gjykatës, vetë prokuror, vetë gazetar, vetë artist. Në Shqipërinë e vitit 2025 nuk ekziston më ndarja e pushteteve. Ekziston vetëm një njeri që kontrollon gjithçka – dhe një popull që rri në heshtje.
Kapja totale: Nga bashkitë te drejtësia
Pas 3 mandateve të njëpasnjëshme, Edi Rama ka marrë peng çdo institucion:
Bashkitë? Të gjitha, përveç pak përjashtimeve, janë të kontrolluara nga emra të lidhur me PS-në dhe klientelën e tij.
Drejtësia? Sot, Rama kërcënon gjyqtarët publikisht. Nuk ka më ndrojtje. Doli hapur kundër SPAK-ut kur ndjeu që rreziku po i afrohej oborrit. KLGJ dhe KLP, në vend që të reagojnë fuqishëm, lëshuan deklarata gjysmake. Heshtja flet më shumë se fjala.
Parlamenti? Shndërruar në një noter ku deputetët e tij nuk dinë as çfarë votojnë. Votimi i Kodit Penal me burg për gjithçka – nga parkimi i makinës te fjalët në rrjetet sociale – e tregoi qartë se ky është jo një parlament, por një vegël e verbër.
Drejtësia si armë – Kodi Penal i frikës
Rama ka propozuar ndryshime në Kodin Penal që nuk ndodhin as në vende autoritare të Azisë. Ja disa prej tyre:
Burg për komentim të vendimeve të gjykatës
Burg për shkrime investiguese të gazetarëve
Burg për fyerje ndaj qeverisë në rrjete sociale
Burg për moskolaudim makine
Burg për parkim të gabuar në rrugë
A është ky një shtet normal? Apo një regjim që po fut frikën në çdo skutë të jetës?
BE ka reaguar ashpër. Komisioni Evropian paralajmëroi se Shqipëria po largohet nga standardet evropiane. Por Rama i ka humbur frenat. Sepse kur kontrollon gjithçka – s’të ndal askush.
Rënia e arsimit dhe shkatërrimi i artit
Në vend të rritjes së cilësisë në arsim, kemi:
Mësues të lodhur, nxënës të dekurajuar, dhe një sistem që prodhon analfabetizëm funksional
Shqipëria doli e fundit në Europë në PISA 2023
Universitetet janë kthyer në biznese të parties
Artin e ka kthyer në propagandë, duke shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe ngritur një bunker betoni për të fshehur shkatërrimin
Mediat e kapura dhe heshtja e popullit
Gazetarët investigativë janë kërcënuar. Disa janë larguar nga vendi. Ligjet për median në 2019 ishin thika e parë. Ndryshimet në Kodin Penal janë goditja finale.
Në këtë vend, sot nuk mund të kritikosh qeverinë, pa pasur frikë se nesër të troket prokuroria.
Dhe populli?
Fatkeqësisht, shqiptarët janë lodhur. E shohin çdo ditë padrejtësinë, arrogancën, kapjen, por janë të dekurajuar. Janë zhgënjyer. Disa ikin. Disa heshtin. Të tjerët thonë: “Ç’të bëjmë ne?”
Por kjo heshtje është bekim për pushtetin. Sepse kur populli nuk reagon, pushteti bëhet i paprekshëm.
Përfundim: Shqipëria nuk ka më qeveri – ka një njëri që vendos për gjithçka
Edi Rama nuk pyet më për askënd. Nuk pyet për BE. Nuk pyet për opozitën. Nuk pyet për ligjin. Sepse e ndien veten të paprekshëm.
Ai është Vetë Ali, vetë Kadi. Vetë Kushtetutë, vetë burg. Vetë festival, vetë censurë. Vetë propagandë, vetë ndëshkim.
Por historia ka treguar një gjë : Sistemet e ndërtuara mbi frikë, bien më shpejt seç mendojnë
© SYRI.net