Kthehet koha, xhaxhi Enver, R. Xhunga aktive në ambasada!

Kthehet koha, xhaxhi Enver, R. Xhunga aktive në ambasada!

15:01, 30/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Ylli Dylgjeri/

Shqipëria normalisht duhet të ndezë të gjithë motorët për:

Integrimin në BE,

Për përmirësimin e marrëdhënieve me dhe mbështetjen e Republikës së Kosovës,
Për mbajtjen pranë të emigrantëve shqiptarë dhe mbajtjen gjallë të lidhjes me vendin e tyre.

Këto detyra duhet t’i ketë diplomacia shqiptare dhe këtu duhet fokusi i Ambasadave tona nëpër botë. Por, në kushtet kur diplomacia jonë merret me problemet globale nën udhëheqjen e "pagabueshme e të lavdishme" të liderit global, duket se ambasadave tona nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse buxhetin e tyre ta shpenzojnë me aktivitete qokash.

Një i tillë ka nisur siparin në Ambasadën tonë në Greqi me të ftuar një gazetare të oborrit të Ramës. Për çfarë...? Për të biseduar me emigrantët shqiptarë në Greqi, ku ata të shprehin halle e kërkesa e në fund të kërcejnë "dridhe moj bajame, dridhe..."

Për kërkesat që kanë për shtetin shqiptar nuk ka nevojë të shkojë një gazetare nga Shqipëria, sepse shteti shqiptar ka ambasadë e konsullata, ka madje dhe platformë ankesash te kryeministri. Ky vetë, sa herë rreket e zbret në Greqi të takohet gjë me gjë me emigrantët. Kështu ndodhi dhe me ambasadoren amerikane në Greqi, sa vjen takohet faqe më faqe... me Ramën se e konsideron popull.

Nëse një gazetar kërkon të ketë temë të vetën gjendjen e emigracionit shqiptar, atë duhet ta bëjë hulumtim të pavarur nga institucionet e qeverisë dhe ka plot mekanizma e shoqata emigrantësh që mund të organizojnë takime të tilla.

Nëse Rudina Dritaren e saj po hap tani nëpër shtete të tjera, edhe paksa për turizëm të vetin, është abuzive që ambasadat t’i vihen në dispozicion. Mbi ç’projekt e kriter ambasada vë burimet e saj në shërbim të një gazetari? Shqipëria ka plot gazetarë; si mundet ata të sigurojnë të njëjtin shërbim nga ambasadat që e siguroi dhe znj. Xhunga? Ka ndonjë platformë të publikuar që mund ta shohin dhe aplikojnë për një projekt të tillë?

A jepet leje apo a ka një strategji aktivitetesh të diasporës që miratohet nga Ministri i Jashtëm? Apo ministrit iu vodh prapë laptopi e nuk na e vë dot në dispozicion?

Të gjitha këto janë pyetje retorike në fakt, sepse përgjigjja dihet dhe është vetëm një: Oborret e Ramës, ku përfshihen dhe gazetarët, favorizohen nga burimet e shtetit. Këtë rradhë Rudina e ka mendjen për pak turizëm diasporal. Me atë rast, edhe Rudina bën propagandën e Ramës, edhe ambasadorët tanë merren me një punë propagandistike, meqë punët e diplomacisë globale i bën Rama, ato të diplomacisë shtetërore e të kombit i ka lënë rrugëve ose i bën Rudina...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco