Është Rama, jo bursa o të zhvatur

Është Rama, jo bursa o të zhvatur

11:59, 27/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Erges Eskiu/

Rritja e çmimit naftës, është përtej rritjes reale në bursë!

Nga një analizë e thjeshtë, kupton se shqiptarët po vidhen në mënyrë të pamëshirshme me çmimin e naftës këto javët e fundit.

Nëse do shikoni grafikun e naftës në bursë në 6 muajt e fundit, çmimi mesatar i naftës për fuçi është 63$. Rritja ka ndodhur ditët e para të marsit dhe nafta ka prekur 80$ për fuçi kur pritej të niste lufta në Iran e të nesërmen e nisjes së luftës ka kapërcyer 90$ (konkretisht 93.72$), në datën 9 mars.

Në këto 6 muajt e fundit, kursi i këmbimit të lekut me dollarin ka qenë mesatarisht 82.5 lekë për dollar amerikan.

Nëse bëjmë kalkulimet, del realiteti, të cilën personalisht e ka verifikuar në qytetet Fier, Berat dhe Lushnje, që është një zhvatje e hapur e shqiptarëve me urdhrin e Edi Ramës gjatë gjithë kësaj periudhe të pas nisjes luftës në Iran.

Një fuçi naftë, mban 158.9 litra. Nëse e pjesëtojmë me vlerën mesatare të gjashtë muajve të fundit, çmimi i naftës për një litër del me 39.6 lekë, por po e rrumbullakosim në 40 lekë. Duke i shtuar taksimin që ka bërë qeveria Rama (110 lekë në total për litër) kostoja shkon maksimumi 150 lekë. Në pjesën dërrmuese të pikave të karburanteve litri i naftës gjatë gjithë kohës ka qenë 172 lekë, pra një fitim shumë i madh (22 lekë për litër) nga tregtuesit e mëdhenj të naftës.

Në Fier, Berat, Lushnje, por besoj edhe në Elbasan (nuk e kam të verifikuar Elbasanin) çmimin e naftës për litër e gjeje me 159 lekë (te tregtuesit më të vegjël se këta të mëdhenjtë), pra fitimi i tyre dilte 9-13 lekë për litër. Këtu ndoshta ka një cilësi më të dobët karburanti që fitimi është mesatarisht 11 lekë për litër më pak, por që realisht të gjithë e pranojmë se cilësia e karburantit në Shqipëri, rreth 90% e saj, është e keqe dhe është shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit në Tiranë e jo vetëm.

Gjithsesi, pasi kryeministri doli e tha në media se nafta do rritet ndaj bëhuni gati, për çudi të nesërmen u rrit përnjëherë dhe nëse shikoni tani, edhe në pikat e karburanteve ku nafta tregtohej me 159 lekë, është pothuaj njësoj me gjithë të tjerët 212 lekë.

Pra si atje ku ishte me 159 edhe atje ku ishte me 172, nafta u barazua ose lëviz me 2 lekë nga minimumi 13 lekë, që ishte diferenca me para fillimit luftës. Fakti, që çmimi është pothuaj unifikuar në gjithë Shqipërinë, shumë ditë pa u krijuar “bordi transparencës”, por fill pas deklaratës së kryeministrit, ngre dyshimin e arsyeshëm se rritja ka ardhur me urdhër të autokratit dhe jo si pasojë e lëvizjeve në bursë?!

Megjithatë le të shohim sa ka ndikur lëvizja në bursë në rritjen e kostos së litrit të naftës.

108$ që është aktualisht një fuçi naftë, pjesëtuar për 159 litra, kostoja për një litër shkon 0.68$. Shumëzuar kjo me 83.6 lekë për dollar sot, kostoja na del 56.7 lekë për litër.

56.7 lekë, shtojmë taksat 110-112 lekë dhe kostoja na shkon në 168.7 lekë për litër.

Çmimi i karburanteve në pikat me pakicë është 212 lekë, pra fitimi për çdo litër naftë, ka shkuar nga 22 lekë për litër tek tregtuesit e mëdhenj, që kanë rrjet pikash karburanti në gjithë Shqipërinë, në 43.3 lekë për litër dhe tek tregtuesit më të vegjël ose të vegjël, fitimi përllogaritet nga 9-13 lekë në 50-53 lekë për litër.

Çfarë po ndodh? Ç’ne ky marzh fitimi kaq i madh, kur kostoja reale e litrit të naftës është rritur me vetëm 17 lekë. Pse marzhi i fitimit ka shkuar nga 40 lekë deri 57 lekë për litër?

Shpjegimi është jemi në diktaturë dhe nuk janë tregtarët që abuzojnë me kokë të vet, por është vampiri Rama që u jep urdhër, sepse kështu ai vjedh qindra miliona dollarë më tepër prej xhepave të shqiptarëve, ndërkohë që shqiptarët duhet të shtrëngojnë mirë rripin, të mbajnë barkun me dorë ose të bëjnë valixhet e t’ia mbathin?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco