Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Xhaferri: Mos ngatërroni studentët e mjekësisë me Arben Gjatën!

Xhaferri: Mos ngatërroni studentët e mjekësisë me Arben Gjatën!

18:45, 23/10/2023
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri

Në një kohë që rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, paraqitet në SPAK për të dhënë shpjegime për rolin e tij në aferat e PPP-ve të shëndetësisë, studentët që janë të vendosur përballë tij vijojnë rezistencën duke protestuar para Ministrisë së Arsimit.

Ky institucion nuk duhet t'i krahasojë këta student më rektorin e tyre të inkriminuar, por duhet të ndryshojë qasje ndaj tyre, t'i presë, t'i dëgjojë dhe kërkesat e tyre t'i miratojë.

Nuk ka asnjë motiv se përse këta student duhet të futen në një tjetër ngërç që do t’u rrezikojë humbjen e vitit akademik, a thua kanë pak vite shkollë për të kryer ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre.

Duart e tyre të lidhura nuk do mund t'i shërbejnë pacientëve dhe burgosja e tyre sipas stilit  kubanez nuk nderon këtë qeveri.

Mundi dhe sakrifica e këtyre të rinjve në sistemin shkollor parauniversitar nuk e meriton këtë shpërblim, teksa sot ata burokratë që po sillen barbarisht me këta të rinj, nesër do jenë pacientët e tyre.

Ne i përkrahim në çdo rrethanë këta të rinj dhe jemi krah tyre në çdo formë protestë që ata do ndërmarrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco