Shkencat ekzakte në UT drejt mbylljes, por Gjinushi çimentohet në krye të Akademisë së Shkencave!

Shkencat ekzakte në UT drejt mbylljes, por Gjinushi çimentohet në krye të Akademisë së Shkencave!

22:21, 20/10/2023
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri

Skënder Gjinushi është rizgjedhur për një mandat tjetër në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, institucion elitar por që dekadën e fundit është kthyer në një azil, ku vegjetojnë politikanë të dështuar.

Skënder Gjinushi është aty pa garë, por me pazar, pasi ai këmbeu partinë e tij me Akademinë.

Rizgjedhja e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë vjen në një kohë kur në degën e fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës janë regjistruar vetëm 27 studentë.

Degët e shkencave ekzakte në universitet e rretheve janë mbyllur dhe të njëjtin fat do kenë dhe degët e Fakultetetit të shkencave ekzakte në UT.

Mjaftojnë vetëm këto dy fakte për të kuptuar se ku e ka katandisur arsimin dhe shkencën sekti i Rilindjes.

Skënder Gjinushi, Ministri i Arsimit në kohën e Ramiz Alisë dhe truprojë e Zani Çaushit e njollos atë institucion që do duhej të ishte pararojë e zhvillimeve në vend.

Si një i ri që angazhimin profesional e kam të lidhur me arsimin gjykoj me keqardhje se sot është një ditë e zezë për arsimin dhe për shkencën, sot është një ditë e zezë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco