Miq europianë, shikojeni Shqipërinë përtej kanavacës së kryeministrit manipulator të Shqipërisë!

Miq europianë, shikojeni Shqipërinë përtej kanavacës së kryeministrit manipulator të Shqipërisë!

10:45, 16/10/2023
A+ Aa A-

Nga Ndriçim Kulla

Samiti i Berlinit për Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva europiane e Shqipërisë është një togfjalësh që duhet të na entuziazmoje, sepse ne shqiptarët jemi europianë dashësit më të mëdhenj të Ballkanit përherë, historikisht, ndaj pena po me digjet ne duar kur ndërgjegjja merr përsipër t’i shkruajë këto fjalë dhe kjo për të vetmen arsye se është Shqipëria në mes, jo sepse unë kam ndonjë kompleks për zyrtarët e lartë europianë  dhe veprimet e tyre ndaj vendit tim e as se unë kam ndonjë ngërç psiqik siç ka shpesh kryeministri ynë, që kur zihet ngërç nga kritikat e europianëve ndaj zullumeve të tij korruptive, fillon e kikirin si gjel i hakërryer ndaj tyre duke tundur flamurin e një Europe në krizë uniteti apo dhe më keq identiteti. Jo, ani pse kam rezervat e mia intelektuale ndaj zhvillimit të saj perspektiv politiko-ekonomik, nuk ia njollos peshën, nuk ia zbeh idealet dhe nuk ia anashkaloj shembullin e madh te sistemit te saj ligjor, demokratik dhe te barazisë ekonomike për te cilin ne kemi aq shumë nevojë integrimi.

Jo! Ankesat dhe zemërimi i ndershëm intelektual ndaj saj nuk ma kanë lëkundur kurrë qëndrimin sa të më bëjnë të shthurr gojën “çorap” siç bën shpesh pa pikë lidhje kryeministri ynë, edhe pse nuk kam asnjë shtrëngesë dhe nuk kam limitimet e postit të tij për Shqipërinë.

Atëhere, përse e bëra këtë hyrje të gjatë? Sepse për këtë samit dua t’u vendos në tryezë europianëve me modestinë eë një qytetari shqiptar pjatën e vërtetë që Edi Rama ka 10 vjet që ua servir përditë shqiptarëve dhe jo pjatën e propagandës dhe manipulimit që përmbajnë  fjalimet e tij para jush.

A është e mundur që ju të mos i dini të gjitha këto? A është e mundur t’i dimë vetëm ne? Nuk besoj, vetëm se ka shumë rryma dhe erëra të forta nëpër Europë që ua pengojnë shikimin e qartë dhe shumë vatra e tymra lufte që ua shkujdesin përqendrimin ndaj një qeverie dhe rajoni. Ky është versioni im i mirë i arsyes suaj së mos dënimit dhe mos denoncimit të kësaj masakre shprese europiane ku po rron Shqipëria këto 10 vjet.

Shikojeni  Shqipërinë e sotme tek zgjedhjet e grabitura tërësisht në 14 maj. 

Faktet i kini edhe online edhe raportin e OSBE dhe ODIHR-it e kini!

Shiheni tek droga që mbillet, korret, shitet dhe qarkullon para të pafundme për të  mbajtur pushtetin në këtë vend!

Shikojeni tek bisedat e interceptuara nga kompanitë tuaj celulare se çfarë bën sot gangsteri i Trustit të Lulelakrës, si bashkëpunon me kriminelet për të ruajtur pushtetin!

Shikojeni tek shkatërrimi që i ka bëre opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri!

Shikojeni tek  proceset gjyqësore më regji politike! 

Shikojeni tek një milion shqiptarë që kanë lënë atdheun për arsye ekonomike dhe politike nën sundimin e tij!

Shikojeni tek ushtrimi i luftës së klasave ndaj kundërshtareve politikë, që mendojnë ndryshe prej tij!

Shikojeni tek lufta e tmerrshme që ka bërë dhe po bënë ndaj shtypit të lirë!

Ai i ka kapur të gjitha pushtetet natyrisht dhe me mbështetjen tuaj pa rezerva nën thundrën e tij tashti  bëhet çfarë do dhe mendon zotëria e tij .

Ju fatkeqësisht kështu e shikuat edhe popullin dhe shtetin kosovar dhe mbështetët pa rezerva ushtarin-ministër të Milosheviçit që sot është President i Serbisë ndërkohë që e gjithë Europa dhe Bota pa me sytë e tyre luftën që e nisi nga shtëpia e Zotit, në Banjskë, në veriun e Kosovës.

“Dielli për ne shqiptarët lind nga Perëndimi”, kanë shpallur me zë të lartë të gjithë ideologjinë e tyre, rilindasit tanë. Ajo ka qenë dhe mbetet busulla e palëvizshme e çdo shqiptari në shekuj. E përsëri, Europa sot për ne mund te përmblidhet në diçiturën “Sa afër dhe sa larg”.

Stanjacioni i Shqipërisë ndaj integrimit europian është një realitet  dëshpërues që nuk e ndriçon sadopak as  reklama e këtij samiti në Tiranë dhe politikanët etikë të Europës e shikojnë me realizëm si të gjithë ne shqiptarë këtë gjë.

Ne nuk pretendojmë që ju të bëni betejat tona politike, ekonomike, kulturore dhe demokratike, por së paku mos na pengoni pa dashur në procesin e ndihmës tuaj bujare që na jepni, duke i dhënë mbështetje një regjimi, i cili dhelpërisht ndihmën tuaj për popullin shqiptar e shfrytëzon si mbështetje për kastën e tij.

Miq europianë, shikojeni Shqipërinë e sotme përtej kanavacës së Kryeministrit   manipulator të Shqipërisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco