Të jesh grua në Shqipëri nuk është e thjeshtë, por dikush duhet ta bëjë

Të jesh grua në Shqipëri nuk është e thjeshtë, por dikush duhet ta bëjë

21:03, 13/10/2023
A+ Aa A-

Nga Donja Mema

E nis kështu sepse gruaja shqiptare nuk ka patur momente shumë të ndritura në historinë tonë për tu vendosur në vendin që i takon, përkundrazi ajo kalon gjithmonë nën sordinë, nën hije, krah dikujt. Ndaj s’është gjithmonë e lehtë të jesh grua në Shqipëri.

Ishte një mëngjes si gjithë të tjerët. U zgjua, bëri gati drekën për familjen dhe u nis në punë. Para dy javësh ndjeu diçka të fortë në gjoks, fillimisht e injoroi a thua se ashtu do të zhdukej. Më pas mendoi për familjen, e në fund për veten. S’mund t’i lë vetëm! Ata kanë nevojë për mua.

Nuk u tha asgjë sepse ajo nuk di të bëhet peshë, ajo di vetëm të të lehtësojë.

U fut në operim pa i thënë askujt, duke lënë aty monstrën brenda saj, por edhe një pjesë të gruas që ishte.

Fatmirësisht sot ajo është mes nesh, ama prapë nuk di të të peshojë, nuk di të kërkojë, vetëm të dhurojë...

Ndoshta do të vijë dita kur gratë shqiptare do të mendojnë më shumë për veten se sa për familjen, ndaj deri atëherë e vetmja mënyrë për t’ju kërkuar përultësisht dicka është në emër të tyre :

Në emër të djalit, vajzës, burrit, mamit, babit, motrës, vëllait, kërko ndihmë.

Mos e fshih dhimbjen!

Vizitohu, bëj mamografinë, sepse kapja në kohe e tumorit të gjirit në 90% të rasteve të shpëton jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco