Xhaferri: Aksionin niseni nga kullat e Ndranghetës, që i kanë dhënë Tiranës hijen e Medelinit të Kolumbisë!

Xhaferri: Aksionin niseni nga kullat e Ndranghetës, që i kanë dhënë Tiranës hijen e Medelinit të Kolumbisë!

17:41, 10/10/2023
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri

Aksionet për show dhe gjobëvënie janë kthyer në një traditë e Ministrave të Brendshëm, por këto aksione kundër ndërtimeve pa leje ndalen me një të rënë të lapsit pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë bilanc konkret, veç shembjes së ndonjë koteci pulash në fshatra.

Autoritetet ligjzbatuese italiane prej vitesh kanë vënë në dijeni palën shqiptare se mafia po pastron paratë në sektorin e ndërtimit, teksa i njëjti alarm ngrihet edhe në raportet e DASH dhe OKB.

Përballë kësaj panorame me impakt në kolapsin ekonomik të vendit, Ministria e Brendshne vijon show-n me aksione publike që kanë vetëm bilanc mediatik.

Kjo farsë nisi me OFL që u finalizua vetëm me legalizimin e aseteve të krimit.Paraardhësi i Ballës, Bledi Çuçi, ishte më i sinqerti në raport me shqiptarët kur u shpreh se për "Rilindjen", pa krim nuk ka zhvillim.

Kanabizimi i vendit nuk ishte projekt rastësor, por hapi i parë i narkoshtetit, e jo rastësisht sot Tirana ka hijen e Medelinit...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco