Kreu i pashkollë i

Kreu i pashkollë i "Kryeqytetit të Rinisë" të ndalë urgjentisht diskriminimin ndaj studentëve!

15:20, 20/09/2023
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri

Erion Veliaj dhe shpura e tij nuk i ndalin aktet e poshtërimit ndaj studentëve. Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale për ndarjen e dhomave të konvikteve për studentët e mjekësisë të kujton një skenë të trishtë të filmit "Lulkuqe mbi mure" vetëm se skena ndodh në mes të "Kryeqytetit Evropian të Rinisë", në Tiranën e 2023, që drejtohet nga një Kryebashkiak që është në shërbim të krimit dhe inceneratorëve.

Si një i ri ndihem i turpëruar për këtë trajtim pa dinjitet ndaj studentëve të mjekësisë, që nesër do të jenë mjekët e ardhshëm të këtij vendi.

Vetëm njerëz pa dinjitet e karakter prodhojnë akte të tilla, që të trondisin. Familjet e këtyre të rinjve kanë sakrfikuar gjithçka për t'i sjellë në shkollë të lartë, e së paku presin që fëmijët e tyre të trajtohen njerëzisht.

Këto akte poshtëruese janë një skemë e vjetër e Bashkisë Tiranë për të larguar studentët nga konviktet dhe për t'i lënë në mëshirë të tregut imobilar, ku qiratë janë të papërballueshme për studentët.

Konviktet prej vitesh janë kthyer në çerdhe korrupsioni që shërbejnë vetëm për tendera fiktivë rikonstruksioni fasadash, teksa kushtet brenda lënë për të dëshiruar.

Të njëjtat skena denigruese regjistrohen edhe në kioskat e aboneve në Tiranë, ku studentët rrinë me ditë në radhë për një abone studenti.

Erion Veliaj dhe shpura e tij e kanë kthyer në mision diskriminin e të rinjve shqiptar,

sepse urrejtja patologjike e Veliajt ndaj studentëve ndoshta vjen për shkak të arsimimit të tij të cunguar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco