Vrasjet e Klajdi Bitrit  dhe Viktor Picakut, mes krenarisë për mërgimtarët dhe  marres për shtetin amë..

Vrasjet e Klajdi Bitrit dhe Viktor Picakut, mes krenarisë për mërgimtarët dhe marres për shtetin amë..

13:48, 29/08/2023
A+ Aa A-

Nga Elkier Bushkolaj/

Në mediet italiane bëjnë jo pak bujë lajmet se si skifterë shqiptarë kanë grabitur mijëra banesa në Itali  dhe historitë e tyre trajtohen me cinizëm dhe përbuzje nga gazetarë dhe analistë megalloman  që Shqipërinë e njohin vetëm nga Instagrami i Edi Ramës dhe velinave të shoë- bizit e  kurrë nuk analizohen me detaje shkaqet që i çojnë të rinjtë shqiptarë në këto rrugë. Për shkak të rrethanave e zonës nga vij njoh shumë prej këtyre personazhesh në shumicën e  rasteve, mjerimi i familjeve të tyre dhe pamundësia ekonomike kanë rezultuar faktorë vendimtarë që  ata të ndërmarrin rrugë të gabuara, ku jo pak herë çmimi që paguhet është vetë jeta në lule të rinisë.

Por në të njëjtat media flitet shumë pak për ata heronj shqiptar, kryesisht djem të rinj që kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në emër të nderit dhe miqësisë, siç ishte rasti i fundit i 23 vjeçarit Klajdi Bitri, që u vra  në Ankona me shtizë nga një algjerian vetëm se mbrojti mikun e tij Italian që po dhunohej në sy të gruas dhe vajzës së mitur. Klajdi Bitri u qëllua pabesisht në sy të vëllait 18 vjeçar  e dha shpirt në dorë të tij. 18 vjeçari Xhuliano Bitri sot është i vetëm në morg, teksa institucionet tona në të tilla tragjedi heshtin e ende asnjë përfaqësues i ambasadës apo konsullatës nuk ka shkuar për tu interesuar, teksa babai I tyre sot në një apel rrënqethës, kërkoi nga shqiptarët ndihmë financiare për të sjellë trupin e pajetë në atdhe.  Kjo tragjedi më solli ndërmend historinë e trishtë të 24 vjeçarit mirditor Viktor Picaku, më të cilin jam rritur.

Në një mbrëmje të trishtë korriku  të 2018 ai vra nga djemtë e drejtuesit të një klani mafioz në Corato të Barit, për fajin e vetëm se i doli në mbrojte një vajzë italiane që po dhunohej fizikisht nga këto djem. Viktori ashtu si Klajdi u vra në mënyrë të pabesë, e vrasësit me siguri nuk do marrin kurrë dënimin e merituar, teksa asnjë institucion shqiptar, nuk besoj se do interesohet ndonjëherë pranë autoriteteve të vendit fqinj për fatin e kësaj dosje.  Flijimi I këtyre djemve në lule të rinisë na dëshmon edhe njëherë se djemtë që e bëjnë krenar këtë popull janë të shumtë, teksa na fakton edhe njëherë se shteti amë ende nuk e di se e ka për detyrë që kujdeset për bijtë e tij edhe kur ata janë në mërgim, pasi në themelet e këtij vendi janë gjaku dhe djersa e emigrantëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco