Primaret, standardi ynë përballë modelit Rama-Gjici në Kukës

Primaret, standardi ynë përballë modelit Rama-Gjici në Kukës

16:00, 27/08/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Sot demokratët dhe qytetarët e Kukësit përmes procesit të primareve do të zgjedhin kandidatin e opozitës për zgjedhjet e pjesshme të 24 Shtatorit, që do të zhvillohen në këtë bashki pas skandalit seksual të Safet Gjicit, mëkëmbësit të Ramës në këtë qytet.

Pjesëmarrja masive në primare dëshmon se kuksianët kanë vendosur të ndëshkojnë modelin Rama-Gjici, që në 14 Maj përmes tjetërsimit të votës dhe bandave uzurpoi shumë njësi vendore.

Kandidatët në Primare, Ardian Sokol Elezi, Emri Haxhi Vata, Gëzim Beqir Shehu, Uran Rakip Cengu dhe Ylber Haxhi Zeneli janë shëmbëlltyrë e zyrtarit korrekt dhe secili që sot do dalë fitues nga kjo garë do t'i përfaqësojë me dinjitet në betejën e 24 Shtatorit.

Në Kukës pas 24 shtatorit do të nisë një faqe e re e pushtetit vendor në raport me llogaridhënien dhe transparencën, ashtu sikurse ka nisur në Has, Mirditë, Pukë, Fushë Arrëz, Kavajë e Memaliaj, kjo pasi kandidatët tanë janë të zgjedhur nga qytetarët dhe prioriteti i tyre do jenë pikërisht qytetarët dhe qyteti i tyre.

Potencialet e Kukësit janë të jashtëzakome dhe këto asete do përdoren në dobi të qytetit dhe jo vetëm për pasurimin e një kaste të korruptuar që vodhi të ardhmen e banorëve të kësaj zone.

Ka ardhur dita që njerëzit e fisëm të atyre anëve, që nuk njohin nënshtrim, e me të cilët krenohet kombi, t'i rikthejnë dinjitetin Kukësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco