Skenari kriminal i djegies së plehrave,  përmbysje shkencore...

Skenari kriminal i djegies së plehrave, përmbysje shkencore...

10:29, 27/08/2023
A+ Aa A-

Dr.Engjëllushe Zenelaj

Nëse do të ishim në një vend ku funksionon sistemi i drejtësisë dhe kapitali human përbërës i saj do të ishin ekspert prej vërteti(jo me miratim shumicë nga partia në pushtet) tashmë lista e atyre që duhet të shkojnë në burg do të ishte plotësuar dhe hetimet e thelluara do të vazhdonin më tej

Për një gjë jam e bindur shkencërisht se mbetetjet e padiferencuara nuk marrin flakë asnjëherë vetë.

Për këtë që sapo deklarova le të dali kushdo ekspert dhe të argumentoj të kundërtën...

A ka marrë prokuroria monstër mbetjesh pranë zjarrit për të parë nëse gjatë ekzaminim të rezultojnë lëndë djegëse?

A ka marrë prokuroria monstër në muret e makinave që heqin mbetjet për të parë nëse aty ka gjurmë të lëndëve djegëse?

A ka gjurmuar prokuroria njerëz që qarkullojnë me lëndë djegëse( të lëngët dhe/ose të ngurta) në afërsi ose përgjatë rrugës që të çon për tek venddepozitimi i mbetjeve ose çdo lloj lëvizje e dyshimtë?

A ka ndonjë komunikim me ekspert kimist, biolog, ing.mjedisi, ing.ekologjie, etj, për mënyrën e djegjes së mbetjeve urbane?

Përse ngatërroni termin ‘vetëndezje’ me ‘zjarrëvënie’?

Shkenca thotë që mbetjet vetëndizen, por kjo nuk do të thotë se ato marrin flakë. Fjala ‘vetëndezje’ lidhet me procesin e dekompozimit, e cila nis si rezultat i reaksioneve kimike në faktorin kohë, por kjo nuk do të thotë se mbetjet marrin flakë(nga procesi i vetëndezjes pra dekompozimit çlirohet dioksina, lënda kancerogjene, e cila kur tejngop një përqindje të caktuar të qelizave të trupit të njeriut shfaqet kanceri, probleme të riprodhimit dhe të zhvillimit,  çështje të imunitetit etj etj, kjo është arsyeja pse bota e civilizuar dhe  e zhvilluar bën apel për diferencimin e mbetjeve dhe trajtimin e diferencuar të tyre).Madje për të marrë flakë mbetjet duhen shumë lëndë djegëse. Si ta kuptoni më thjeshtë ?Provoni të digjni plehrat që keni në shtëpi, mos harroni që brenda plehrave ka lloj lloj mbetjesh (që nëse digjet lëkura e qepës,  e shuan lëkura  e patates, nëse digjen letrat e duarve e shuajnë zjarrin letrat higjienike të përdorura të banjës për shkak të lagështirës që kanë,  e kështu me radhë...)Pra mbani gjithmonë në konsideratë hartën e vatrës së zjarrit llojin  e mbetjeve dhe faktorin kohë. Si mund të shpërthejë një flakë aq e madhe dhe tej për tej venddepozitimit?!A ka ekspert që na e argumenton këtë? Hiri ka gjurmë brenda nëse do keni vullneti  dhe dëshirën ti shikoni siç duhet...

Pra skenari Fier, Patos, Vlorë(mos e harroni Vlorën e para disa ditëve, mos u dehni nga suksesi fantazëm/mediatik i turizmit dhe argumentimet  se është shërbim që ofrohet nga privati), Elbasan është i njëjti.

Por edhe nëse prokuroria nuk mundet dhe ska kapacitete intelektuale të kryej të tilla hetime atëherë le të shikojmë në mënyrë analitike gjithë skemën e menaxhimit të mbetjeve urbane qoftë edhe sikur të jetë shërbim i mbuluar nga privati i kontraktuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore(Popullsia banuese, sasia mesatare e mbetjeve,  krahasoni sasinë vjet me sivjet, kryeni inspektimin  në venddepozitimin për të parë sipërfaqen vëllimin, analiza mbi kohën e depozitimit dhe rezultati është i qartë...).

Pra në mbyllje fiksojeni mirë ‘mbetjet vetëndizen por nuk digjen, ato thjesht dekompozohen dhe çlirojnë lëndën kancerogjene ‘dioksinë’(po përmend vetëm këtë pasojë se mbase kur shikoni fjalën ‘kancer’ do e kuptoni që paratë që ju japin për heshtjen nuk vlejnë aspak nëse ky xhelat/xhebrail ju troket në derë.)

Në mbyllje jam ende në pritje të të gjithë gjithollogëve mediatik, ekspertëve e profesorëve që marrin rroga në komisione borde, hartojnë strategji zhvillimi, marrin bonuse,  madje fitojnë edhe projekte të kërkimit shkencor nga AKKSHI për mjedisin e sidomos për Elbasanin, që të thonë ndonjë fjalë meqë kanë grada shkencore të larta...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco