Pagëzimi i djallit me naftën e Shpiragut!

Pagëzimi i djallit me naftën e Shpiragut!

19:12, 25/08/2023
A+ Aa A-

Nga Lisandër Hoxha

Prej disa ditësh në merkaton mediatike po shitet një lajm si të ishte zbulimi i rrotës.Paska naftë në Shpirag!

Ky lajm, i cili dihej prej dekadash, po sponsorizohet në vendin tonë sikur na erdhi shpëtimi! Në fakt, këtë e thotë njeriu që nuk bëri asgjë për punëtorët e naftës në ish uzinat e Ballshit.

E thotë Kryeministri i një vendi, në të cilin nafta shitej me bord më shtrenjtë se në Kosovë, e cila importonte naftë nga Shqipëria. Pra, lajmi se Shpiragu do na pasurojë të gjithëve është një fabul e Ramës, e cila duhet kuptuar ashtu siç është realiteti ynë. Naftë dhe gaz ka plot Shqipëria, por në asnjë rast të ardhurat prej tyre nuk kanë hyrë në buxhetin e qytetarëve të vendit.

Përkundrazi, e kemi tregun e hidrokarbureve një monopol korruptiv, i cili fillon dhe mbaron me Edi Ramën.
Po atëherë, përse po sponsorizohet ky lajm edhe jashtë vendit?

Me naftën Rama po kërkon të negociojë të ardhmen e tij te partnerët. Ai po përpiqet të purifikojë figurën e tij të nxirë nga korrupsioni me një pus të ri nafte në Shpirag.
Ai mendon se përmes joshjes së bizneseve në USA do të blejë mosveprimin e institucioneve të drejtësisë kundrejt Rilindjes.

Kjo është përpjekja dëshpëruese e Ramës, e cila jo vetëm që nuk do të japë rezultat, por do e përshpejtojë më keq fundin e tij. Edi Rilindja nuk pagëzon dot veten me naftën e Shpiragut.

Qeverinë nuk e lan dot asgjë nga mëkatet e tmerrshme të 10 viteve korrupsion, genocid ekonomomik që iu bënë shqiptarëve dhe shkatërrimin e shtetit ligjor.

Fundi i Rilindjes është i pashmangshëm dhe i panegociueshëm.
Kemi nevojë për një elitë të re të përgjegjshme që ta nxjerrë vendin nga bataku 30 vjeçar i kusarokracisë.
Të gjithë bashkë do ia dalim! 💪🏻🇦🇱🇺🇸🇪🇺


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco