Fotografia , thikë me dy presa.

Fotografia , thikë me dy presa.

19:06, 21/08/2023
A+ Aa A-

Nga Felix Bilani

Propaganda vizive është e vjetër, ajo nis në vitin 1925 në Gjermani me shpikjen e aparatit fotografik Leica 35 mm. Nuk dua të përmend fillesat e gërshetimit të fotografisë me gazetarinë një term ky i shpikur nga Frank Luther Mott, historian dhe dekan i Shkollës së Gazetarisë në Universitetin e Misurit i cili u bë i njohur pas luftës së dytë botërore, nuk dua të përmend as Henry Luce i suksesshëm me revistat Time dhe Fortune që me pas konceptoi dhe nxorri revistën Life me 23 nëntor 1936. Nuk dua të përmend as Weegee ( Artur Felling ) i cili bëri kronikat mbi krimin e New York, as Eugen Smith dhe Robert Capa që u bënë të njohur me profesionalizmin e tyre gjatë luftës së dytë botërore. 

Nuk dua të përmend as vitin 1935 me krijimin e FSC që u krijua nga Franklin D Roosvelt për të ndihmuar zhvendosjen e fermerëve të cilët ishin në varfëri për shkak të thatësirës masive në Midwest ku drejtori i FSC Roy Stryker punësoi një numër të math fotografësh për të regjistruar gjëndjen e fermerëve ......nuk po zgjatem shumë me historinë, por po vazhdoj se si fotografia mund të dëmtojë një popull, kur përdoret keq apo porositet të bëhet keq në dëm të një kombi , apo një shoqërie. 

Në shqipëri fotografia u bë pjesë e një propagande 45 vjecare e sistemit të Enver Hoxhës ku në çdo revistë e gazetë të kohës paraqitej njeriu i ri socialist, paraqitej se si Shqipëria do luftonte fuqitë e mëdha, se si populli ynë jetonte i lumtur në atë regjim, fotografi propagandistike të një niveli të lartë ku të gjithë i kemi parë. Ai sistem kishte brigada fotoreporterësh e fotografësh të cilët paraqisnin Shqipërinë që "lulezonte"......në vitin 1990 me rënien e sistemit diktatorial  filloi një gazetari tjetër ku kishim edhe vërtetësinë, një pjesë e fotoreporterëve dhe një pjesë tjetër propagandën, kjo e dyta ishte pak më e vogël por në të dy krahët e fotoreportazhit akoma vazhdonin me teorinë e udhëheqësit të dalë bukur. 

Në vitin 1996 nga mesi i këtij viti filluan dhe ngjarjet të cilat u pasuan me vitin 1997 ku fotoreporterë të ardhur nga vënde të ndryshme të botës edhe ne fotoreporterët shqiptar bënim kronikat. 

A u përdor keq fotografitë nga media? Sigurisht që po, sepse në Shqipëri akoma edhe sot nuk është krijuar pavarsia e imazhit, por mos të ndalem gjatë tek 1997, por vijmë në vitin 2013-2023 ku Rilindja me Ramën dhe Veliajn pas marrjes së pushtetit punësuan divizione "fotografësh" për të propaganduar të njejtën gjë që shkruajta më lart për kohën e Enver Hoxhës, sot në sajë të propgandës së imazhit, pra, të fotografisë bëhet e mundur rikthimi i një sistemi komunist, dhe kjo po ndodh në të gjith botën ku papërgjeshmëria e imazheve propagandon shpëtimin e një qeni, ku imazhi në Shqipëri bën të mundur mashtrimin dhe paraqitjen e një zhvillimi të paqenë në atë që quhet reale, për këtë mjafton të ndiqni faqet militante të Ramës dhe Veliajt. 

Ja pra që fotografia nëse përdoret keq dëmton, vret, mund të vrasë dhe shpresa të një kombi ideologjik si i yni pasi është mësuar të shohë vetëm imazh dhe kurrsesi ta lexojë apo përkthejë atë imazh në shërbim të mirqënies së tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco