Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

A ndikohet SPAK nga Rama?

A ndikohet SPAK nga Rama?

14:00, 21/08/2023
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi

Për t’i dhënë përgjigje kësaj dileme mjafton të nisësh me disa pyetje e fakte të tjera:

A mund ta gjejë SPAK, me fuqinë që disponon një kontratë shtetërore origjinale si ajo e sterilizimit?

Askush nuk do e dyshonte PO-në!

Por kjo nuk ka ndodhur!

Dhe cili ka penguar SPAK në punën e tij?!

Cili mund ta zhdukë si magjistar kontratën në aq kopje sa është prodhuar?!

Normal dy janë njerëzit kryesorë të interesuar për “zhdukjen” në kë rast, plus zarët e vegjël: RAMA dhe BEQAJ.

A mund t’i tejkalojë SPAK këta?

Realiteti dëshmon që të parin JO!

RASTI I DYTË:

Në zgjedhjet vendore ELBASANI dhe KAMZA iu nënshtruan votimit elektronik.

Me fakte fizike e video, paisjet kompjuterike u dëshmuan të manipuluara ne algoritëm dhe deformuam rezultatin.

Partia Demokratike e dërgoi çështjen si KRIM ZGJEDHOR aty ku duhet në SPAK.

Vetëm SPAK në detyrimin ligjor që mbart, mund të hetonte pajisjen dhe të vendoste drejtësinë.

Maadje kështu u shpreh dhe vetë KQZ.

Por SPAK si në rastin e kontratës iu bind një urdhëri nga të interesuarit e çështjes që bënë manipulimin zgjedhor.

Që çështja të pengohej.

Këta ishin dhe janë përsëri RAMA dhe në ndryshim nga sterilizimi, GJIKNURI.

SPAK-u si i bindur e përcolli çështjen në prokurorinë e Elbasanit, ku gjërat për GJIKNURIN e RAMËN bëhen më të thjeshta.

RASTI I TRETË

Afera e inceneratorëve megjithëse e shoqëruar me arrestime të bujshme, akoma nuk po prodhon akuzën e vërtetë dhe nuk po vendos para përgjegjësisë penale autorët dhe ekzekutorët kryesorë të grupit të strukturuar kriminal.

RAMËN dhe AGAÇIN

Pse nuk ndodh kjo?

Përgjigja është e njëjtë me të dy rastet e tjera.

Konkluzioni… del vetë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco