Nevoja për reformimin e sistemit të mbështetjes së biznesit të vogël dhe të mesëm

Nevoja për reformimin e sistemit të mbështetjes së biznesit të vogël dhe të mesëm

09:28, 09/08/2023
A+ Aa A-

Nga Gerti Toku/

Realiteti ekonomiko-politik në Shqipëri reflekton tri sfida thelbësore: konkurrencën e tregut, gjendjen ekonomike dhe politikën fiskale. Këto faktorë përbëjnë mozaikun që ndikon thellësisht në rrjedhën dhe suksesin e ndërmarrjeve vendase. Në Shqipëri vihet re ekzistenca e konkurrencës se padrejtë dhe mosfunksionimi i ligjit në këtë drejtim, që krijon nevojën e ndërhyrjes së Qeverisë që të ketë më shumë rregullatorë.Duke qene se mazhoranca e dekonspiruar here-pas-here me video dhe pergjime ku këto mos-funksionime dhe padrejtesi,jo vetem qe nuk tenton te nderhyje si rregullatore,por perkundrazi i inkurajon.Si rrjedhoje,lind nevoja per nje alternative qe mund ti qoje perpara keto rregullime dhe ndihmesa per bizneset shqiptare,kjo alernative sigurisht eshte Partia Demokratike.Partine Demokratike si alternative per zhvillimin e klimes se biznesit ne Shqiperi eshte e treguar me fakte dhe ne kohen qe ka qene ne pushtet ku u vendos taksa e sheshte me 10%,ulja e tatim fitimit nga 25% ne 10% per te inkurajuar zhvillimin e bizneseve.Po ashtu,ulja e tarifave doganore nga 6% ne 1%,krijimi i one stop shop per regjistrimin e bizneseve,kreditet per ekonomine u rriten mbi 6 here,e shume politika te tjera te cilat e tregojne qartazi PD-ne si e vetmja zgjidhje per permiresimin dhe zhvillimin e biznesit ne Shqiperi. Prandaj ky propozim-projektligj mbeshtet ne permiresimin e klimes se biznesit dhe si tregues qe PD eshte mundesia me e mire per bizneset sidomos ato te vogla dhe te mesme pasi jane ne nje krize absolute.Konkurrenca e pandershme dhe praktikat e korrupsionit përkeqësojnë klimën e biznesit, ndërsa presioni nga ekonomia e vështirë pengon veprimtarinë e NVM-të (Ndermarrje te Vogla dhe te Mesme). Korrupsioni është pengesa kryesore për të ndërrmarjet e mëdha.

Politika fiskale me ndryshime të shpeshta në Shqiperi, vecanërisht rritja e taksave, ka krijuar rënie të konsumit e pasoja negative zinxhir në ulje të interesit të ndërrmarjeve për të investuar e duke i shtyrë ato të kërkojnë zgjidhje alternative për kursimet e tyre si depozitat bankare megjithëse aktualisht kushtet e interesave të ofruar nga bankat nuk janë të favorshme. Normalisht, në kushte optimale të një ekonomie të shëndetshme, ngurtësimi i fitimeve nëpër deposita duhet të jete zgjidhja e fundit për një biznes, vecanërisht kur interesat bankare jane të pafavorshme. Duhet të jetë në interes të Qeverisë shqiptare që të incentivojë kompanitë të investojnë fitimet e tyre në teknologji të reja, kualifikim të forcës punëtore, të promovojë zgjerimin e biznesit duke i ndërgjegjësuar ato për përgjegjësinë sociale ndaj ruajtes së mjedisit dhe vecanërisht, rritjen e eksporteve.

Disbalanca midis eksporteve dhe importeve është faktor që ndikon seriozisht në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Shitja e burimeve ekonomike është një sfidë tjetër, ku të ardhurat janë të përkohshme dhe remitancat nga emigrantët po ulen. Kjo situatë tregon për një rritje të sfidave tregtare që kufizojnë zhvillimin e ekonomisë. Për të korrigjuar këtë, promovimi i prodhimeve vendore në tregjet lokale dhe europiane është një mjet i rëndësishëm për rregullim strukturor, duke ndikuar në bilancin e pagesave. Në politikën ekonomike shqiptare, zhvillimi i eksporteve është faktor kyç për përmirësimin e treguesve makroekonomikë, sidomos në përmirësimin e bilancit tregtar dhe krijuarjen e vendeve të punës.

Sipas Projektligjit të miratuar në 09/06/2021, Ministria e Financave ka vendosur disa objektiva për zhvillimin e ndërrmarjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMV-të). Le të analizojmë se sa % e këtyre objektivave janë vendosur në zbatim dhe a janë përfituar vërtet NMV-të, veçanërisht ato që zhvillojnë aktivitet eksporti. 1. Rritja e mbështetjes për NMV-të me 50 %: Kjo do të thotë se financimi dhe ndihma qeveritare për NMV-të është rritur për të ndihmuar ndërrmarjet e vogla të zhvillohen dhe të rriten. 2. Rritja e aplikimeve për teknologji të reja nga zero aktualisht në 50 % brenda vitit 2022: Ky objektiv synon të inkurajojë NMV-të për të aplikuar teknologji të reja dhe të përdorin inovacionin për të përmirësuar veprimtarinë e tyre. Për të vlerësuar këtë objektiv, duhet të marrim parasysh numrin e aplikimeve të reja për teknologji të reja deri më tani dhe të krahasojmë me synimin e 50% deri në fund të vitit 2022. 3. Rritja çdo vit e numrit të ndërmarrjeve të reja dhe e numrit të të punësuarve, si edhe prezantimi i instrumenteve të reja financiare me 10% për çdo tregues: Ky objektiv synon të inkurajojë krijimin e ndërmarrjeve të reja, rritjen e numrit të të punësuarve dhe prezantimin e instrumenteve të reja financiare për t'iu përgjigjur nevojave të NMV-ve. 4. Rritja e shkallës e përthithjes së granteve me 100% nga bizneset: Ky objektiv synon të rrisë përdorimin e grantesh nga bizneset për të zhvilluar dhe përforcuar veprimtarinë e tyre. Duke marrë parasysh situatën sot ku: - Euro është zhvlerësuar ndjeshëm ndaj monedhës kombëtare që ka efekt negativ direkt për kompanitë eksportuese në vend, - Tregu financiar nuk ka arritur objektivin e perdorimit si alternative e sistemit tradicional bankar per akses ne kredi per bizneset, lind pyetja: Sa % e objektivave të këtij projektligji janë vendosur në zbatim dhe a kane përfituar e a janë forcuar më të vërtetë NMV- të, vecanërisht ato që zhvillojnë aktivitet eksporti?

Zbatimi i një Projektligji për Mbështetjen e Biznesit të Vogël dhe te Mesem përfshin krijimin e një mjedisi të favorshëm për lulëzimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.Kjo gje arrihet duke thjeshtuar procesin e regjistrimit të biznesit, duke reduktuar barrierat burokratike, duke përmirësuar rregulloret dhe prezantuar incentiv fiscal. Qeveria shqiptare duhet të përfshijë dispozita për krijimin e instucioneve apo programeve financiare të dedikuara që ofrojnë kredi dhe kredi të aksesueshme për NVM-të(Ndermarrje te Vogla dhe te Mesme).

Shërbimet mbështetëse të zhvillimit të biznesit, të tilla si programet e mentorimit, inkubatorët dhe iniciativat e trajnimit, mund të krijohen për të ndihmuar sipërmarrësit në ndërtimin dhe rritjen e bizneseve të tyre. Po ashtu stimujt tatimorë të përshtatur për nevojat e NVM-ve, të tilla si normat e reduktuara të taksave ose përjashtimet, mund të inkurajojnë më tej rritjen dhe qëndrueshmërinë e tyre.Ne zbatimin e ketyre pikave perfitimet do te jene te shumta. Duke nxitur sipërmarrjen, ligji mund të stimulojë rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe inovacionin. Bizneset e vogla shpesh shërbejnë si motorë të zhvillimit ekonomik, duke kontribuar në ekonomitë lokale dhe duke ofruar mundësi punësimi. Projektligji mund të kontribuojë gjithashtu në uljen e pabarazisë në të ardhura duke lehtësuar aksesin në mundësitë e biznesit për individë me prejardhje të ndryshme. Mbështetja e bizneseve të vogla mund të çojë në zhvillimin e një ekosistemi të gjallë dhe të larmishëm biznesi, duke rritur konkurrencën dhe duke nxitur elasticitetin ekonomik.Reformat tatimore te tjera jane po ashtu te rendesishme per sa I perket ndihmeses ne mbeshtetjen e NVM-ve.Mund të përfshihen futja e një ndryshimi të balancuar buxhetor, reformimin e kodeve tatimore. Për më tepër, masat për ti bërë financat publike më transparente dhe të përgjegjshme, si iniciativat për të dhëna të hapura, mund të ndihmojnë në reduktimin e korrupsionit dhe keqmenaxhimit te fondeve qe duhet te shkojne ne favor te zhvillimit te bizneseve. Shembuj te tille si: Modeli "Mittelstand" i Gjermanisë qe thekson rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si shtylla kurrizore e ekonomisë dhe ofron masa mbështetëse të përshtatura, duke përfshirë programe financimi dhe asistencë për eksportin,jane te imponueshme ne Shqiperi.Po ashtu sukses duke zbatuar keto llloje politikash per biznesin e vogel ka pasur sukses te madhe dhe Koreja e Jugut e cila ka zbatuar masa gjithëpërfshirëse për të nxitur sipërmarrjen dhe inovacionin, duke përfshirë inkubatorët e fillimit, fondet e kapitalit sipërmarrës dhe reformat rregullatore për të inkurajuar rritjen e biznesit.

Referencat: Magdin, R. (2023, 10 prill). Postimi i Këshillit:Mittelstand,Forbes. Biznesi i Koresë së Jugut dhe; Financa | Financial Times. (https://www.ft.com/south-koreanbusiness-finance )

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco