Godina e Prokurorisë së Tiranës t'i kalojë në pronësi familjes Felaj!

Godina e Prokurorisë së Tiranës t'i kalojë në pronësi familjes Felaj!

19:04, 28/06/2023
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri

Eranda Felaj me bekimin e KLP do të jetë anëtarja e katërt e familjes së deputetes së Partisë Socialiste që emërohet në Prokurorinë e Tiranës.

Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tre familjarë të deputetes Felaj, mes të cilëve burri i saj, Bledar Valikajn, vëllai i saj, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës si dhe bashkëshortja e këtij të fundit, Alma Felaj, e transferuar nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.

Së fundi në Prokurori u emërua edhe Eranda Felaj, motra e Ermonelës, duke vendosur një standard të paprecedentë në organin e akuzës.

Sot ata që zbatuan reformën në drejtësi do duhet të turpërohen përpara shqiptarëve, që po paguajnë rëndë kostot e një pseudo -reforme, modelin e së cilës e refuzuan edhe vendet e Afrikës Veriore.

Kjo drejtësi është ndër të tjera edhe një ndër hallkat në zinxhirin e problemeve që ka shndërruar Shqipërinë në vendin me të korruptuar dhe më të varfër të Evropës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco