Votimi elektronik në Elbasan, Vorë dhe Kamëz - testi i Ramës se si të vjedhë votat në 2025

Votimi elektronik në Elbasan, Vorë dhe Kamëz - testi i Ramës se si të vjedhë votat në 2025

21:19, 18/05/2023
A+ Aa A-

Nga Denada Hysa

Në zgjedhjet e vitit 2021 në vendin tonë filloi për herë të parë implementimi i pajisjeve të identifikimit elektronik, ndërsa në ato të pjesshme vendore të 6 marsit 2022 u aplikua edhe votimi dhe numërimi elektronik, në bashkinë e Vorës, si risi në vendin tonë.

Aplikimi i kësaj metode në kushtet e mungesës së stafit teknik për të mbajtur në punë në normalitet këto pajisje edhe në zgjedhjet e 14 Majit 2023 tregoi se në Shqipëri është e pamundur, duke parë kushtet e dëshirës së sistemit “Rama” për gllabërim të pushtetit.

Votimi dhe numërimi elektronik i aplikuar në tre bashkitë e vendit, Elbasan, Vorë dhe Kamëz në zgjedhjet e 14 Majit u kontestuan nga opozita për një sërë problemesh të pajisjeve elektronike dhe për pabesueshmërinë e rezultateve që dhanë këto pajisje. Pa një auditim të plotë të sistemit dhe mënyrës së tij të konfigurimit dhe se si e lexon votën e qytetarit, zgjedhjet në këto tre bashki janë nul.

Deformimi i vullnetit të qytetarit është ai që prevaloi nga makineria e pushtetit si në votimin tradicional, ashtu edhe atë elektronik.

Disa raste të manipulimeve u denoncuan nga vetë qytetarët të cilët tregonin se vota shkonte automatikisht për kandidatin e Partisë Socialiste edhe pse votuesi kishte zgjedhur të jepte votën për kandidatin e opozitës. Pra, jemi në kushtet e një manipulimi tërësor të sistemit.

Nëse do të votojnë edhe emigrantët prej vendeve ku jetojnë (një diskutim i kahershëm ky) me votimin elektronik që komandohet nga levat e pushtetit dhe Edi Rama, atëherë është e padiskutueshme që zgjedhjet do të jenë në telashe dhe fitorja do jetë e paravendosur.

Rast i tillë është evidentuar gjithashtu në Amerikë ku ekspertët e integritetit të zgjedhjeve kishin paralajmëruar zyrtarët se pajisjet elektronike të votimeve ishin të cenueshme nga shtete të tjera si Rusia dhe Kina për të tentuar të vjedhin votat e t’i dërgonin në partinë në të cilën ata kanë interes vetjak, republikane apo demokrate, dhe si pasojë Amerika kanë investuar në forcimin e sigurimit së saj.

Por në Shqipëri jemi vite larg adaptimit të kësaj praktike që mund t’i rezistojë ndërhyrjeve dhe manipulimeve nga partia në pushtet.

Nëse Shqipëria aplikon në zgjedhjet e vitit 2025 votim dhe numërim elektronik sipas teknikës që imponon Edi Rama, atëherë vërtetë zgjedhjet do të jenë një fatkeqësi për shqiptarët të cilët duan ta rrëzojnë këtë sistem, duke patur parasysh mungesën e stafit profesionist teknik, pasigurinë e pajisjeve elektronike dhe dëshirën e madhe të pushtetit aktual, qeverisë së sektit mavi për të qëndruar përjetësisht në pushtet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

a m08/06/2023 22:18

socialiste jane njerezit me negative qe mund te kete. Kur moren vesh ne ps e lagjes se kam votuar per PD ne zgjedhjet vendore me futen ne listat e policise si kriminel dhe me kane vene nga pas tere hajnat e lagjes. Mender me keta socialistet ky vend ska per te bere hajer ndonjehere

Shto koment

Denonco