Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rritje pagash deri në 2024 për mësuesit? Ironia e Çejkut: O mo ju lumtë!

Rritje pagash deri në 2024 për mësuesit? Ironia e Çejkut: O mo ju lumtë!

19:40, 16/04/2023
A+ Aa A-

Nga Qemal Çejku/

Po mesa duket mësuesit nuk e meritojnë përderisa nuk  kanë arritur t'ju mësojnë krahasimin e numrave, të nderuar qeveritarë.

Aq më pak mësuesit e ciklit fillor se ata janë marrë me këto krahasime që në fillimet tuaja akademike.

E hodhët tymin e fushatës dhe kujtoni se nuk shohim përtej tymit apo, më keq akoma, se na mori euforia e lajmit për rritje pagash. Po nga ajo që deklaroni një ditë dhe ajo që deklaroni ditën tjetër ka një ndryshim jo të vogël. Psh deklarohet se paga për mësuesit e shkollave 9-vjeçare në 2024 do të jetë 95 550 lekë, ndërkohë që në postimin e bukur (ku nxirrni dhe imazhe mësuesish të lumtur që nuk merret vesh janë të dalluar në punë apo të lumtur për pagën) shohim shifra të dukshme 80 581. Mes radhëve të nxënësve të rritur ka dhe nga ata që dinë ta bëjnë diferencën, zonja ministre, një diferencë jo e vogël po rreth 15 000.

Pastaj ata mësuesit e arsimit fillor që duhet të jenë jo vetëm të gjithëdijshëm, por dhe të kudondodhur me nxënësit e vegjël, në cilën kategori i fusni?

Se aty pastaj diferenca është edhe më e madhe, shkon rreth 20 000, diferencë që do i shoqërojë jo vetëm tani por dhe në vitet e pensionit.

Jo për gjë, po nëpër shkolla u mësojmë nxënësve parimet e barazisë, drejtësisë dhe mosdiskriminimit, ato që ju i shkelni me të dyja këmbët.

A thua do ta hanë këtë "koqe ulliri" ata që i mbytët me burokraci në "provëzat" tuaja të tymosura?!

Edhe Pinoku që është kukull druri, mundohet ta bëjë gënjeshtrën të besueshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco