Protesto

Protesto

11:37, 02/12/2022
A+ Aa A-

Nga Leonard Seferi/

Fjala 'Protesto', në Romën e Lashtë është përdorur si kundër-argument për pafajsi nga të akuzuarit në gjykatë kundrejt shpifësve dhe shpifjeve. Në ditët e sotme fjala protesto në Italisht ka kuptimin e kundërshtimit apo të mospajtimit me diçka.

Më 6 dhjetor përfaqësuesit e lartë të BE-së do të jenë në Tiranë. Partia Demokratike e Shqipërisë ka vendosur që mospajtimet që ka në lidhje me shumë çështje kundrejt qeverisë t'i shpalosë me protestë. Dikush e konsideron si veprim që nuk duhet bërë kurrsesi në sy të miqve ndërkombëtarë dhe se kjo protestë do na merrka fytyrën karshi tyre. Unë mendoj se është pikërisht momenti më i duhur për t'u thënë liderëve Europianë se çfarë po ndodh në këtë vend.  

Në turneun europian  të ish presidentit Amerikan Bush që kulminoi me vizitën e tij në Tiranë, ai u prit me protesta të drejtuara tij drejpërdrejt në të gjitha vendet ku shkeli(përveçse në Shqipëri), dhe asnjë nga ato shtete europiane nuk u klasifikua dhe nuk u kategorizua si anti-amerikane për shkak të këtyre protestave. Në rastin konkret protesta e 6 dhjetorit nuk është madje as kundër liderëve europianë, por është protestë anti-qeveritare që duhet të shihet dhe të mos asesi të mos ç'vlerësohet nga askush.

Prandaj unë them:

Nëse nuk pajtohesh me çmimin e naftës shumë të lartë, PROTESTO!

Nëse nk pajtohesh me pseudo-borde karburesh që kur nafta bie në bursë, ato e ulin vetëm me 1 lek dhe kur êshtë puna për rritje çmimesh e rrisin me maksimumin e tyre, PROTESTO!

Nëse nuk pajtohesh me rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë dhe të gjithçkaje tjetër, PROTESTO!

Nëse nuk pajtohesh me rrogat më të ulëta në rojon, PROTESTO!

PROTESTO kundër ndërtimit të Skavicës,

PROTESTO kundër shpopullimit të Shqipërisë!

PROTESTO kundër shpërfilljes së pushtetit e pushtetarëve kundrejt teje!

Ka më shumë se kurrë arsye për të protestuar, prandaj më 6 dhjetor, PROTESTO!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco