Asgjë nuk ndryshoj

Asgjë nuk ndryshoj

17:37, 25/11/2022
A+ Aa A-

 

Nga Laert Pasko

Për ata që kanë frikë nga ndryshimi, zgjedhjet jo presidenciale (midterms) në Amerikë që u zhvilluan janë për te gjithë Amerikanet qe votuan dhe që nuk votuan por edhe per ne shqiptaret e Amerikës ne një fare mënyre. Janë te rëndësishme për gjeopolitikën dhe miqësinë qe kemi me Amerikën qe shpeshherë mbron interesat e shqiptareve. Por personalisht mendoj qe ndikon edhe ne politiken e konsumit te brendshëm.

 Kur u zgjova në mëngjes, vrapova për të parë pjesëmarrjen në zgjedhje. Vetëm 7 milion banor nga 22 milion qe ka Florida ishin pjesëmarrës. Nuk u befasova kur pashë që shumë nga ata që fituan u rizgjodhën. Mos më keqkuptoni, sado i lumtur që shoh që guvernatori DeSantis u rizgjodh dhe që Kat Cammack - Përfaqësuesja e Dhomës së Përfaqësuesve të Distriktit 3 të Floridës - do të vazhdojë të shërbejë edhe një mandat, isha i qete që partia republikane ishte ende zgjedhje e favorizuar në shtetin e Floridës. Por jo dhe aq.

Ndryshe nga fushatat e mëparshme, çështjet sociale kanë qenë më të përfolurat ne shoqërinë dhe zyrat amerikane dhe janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Ndoshta shume prej nesh nuk i japim rëndësinë e duhur dhe nuk jemi plotësisht te vetëdijshëm për atë që po ndodhe në të vërtetë, por me mese temave si psh: A jemi koshient? Nëse po, a jemi koshient mjaftueshëm? Apo jemi shumë koshient? Je një majtist i çuditshëm? Një konservator i çmendur? Keni votuar për Trump-in dy herë? Po Obamen e votuat dy herë? Me kë flini? Kujt i lutesh? A falesh përditë? Çfarë banje përdorni? Cilat vende favorizoni? Cilët i urreni? A kemi ushtri te fort për lufte? A po nuk duhet të kemi fare ushtri? A ju pëlqejnë armët? A e respektoni zbatimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë? A ju pëlqen Gjykata e Lartë? A shikoni FOXNeës apo MSNBC apo CNN? Pro apo kundra abortit? Duhet mësuar komunizmi ne shkolla? Etj etj.. Pra këto çështje janë bërë delikate por edhe te rëndësishme për t'u trajtuar nga kandidatët.

Te nominuarit dhe te rizgjedhurit, nuk folën hapur, por përkundrazi e fokusuan fushatën e tyre vetëm në retoriken politike dhe mbrojtjen e demokracisë, dhe rritjen e ekonomisë amerikane. Por shume pak konkretisht folën për kualitetin e shëndetësisë, uljen e varfërisë, hapsira ekonomike, shkollim te përballueshëm, çarmatimin e popullsisë, ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, borxhet e studenteve, buxhetin e NASA, buxhetin e ushtrise, ndryshime ne legjislacion e te tjera te cila janë thelbësore për funksionimin tone si qytetar amerikan.

Përtej bërjes së Mr. Pelosit si prioriteti kryesor i problemeve tona ditet e fundit ne media per sulmin ne shtëpinë e tij, duket gjithashtu se Mr.Biden dhe pretorianët e tij si John Fetterman gjoja dëshirojnë të vazhdojnë të na thonë që po punojnë dhe do te vazhdojnë te punojnë për këto probleme thelbësore shoqërore qe ka Amerika. Si psh te drejtat e grave për abortin. Ndërkohë që demokratet kane patur senatin dhe kongresin dhe çdo funksion tjetër per te zgjidhur kete problem, por Biden vazhdon të dëshmojë mungesën e kujdesit, kujtesës, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të tij kur bashkëngjit deklarata te paqarta dhe i perdorin per fushat!

Më duket mjaft konfuze fakti që dikush si Biden, Obama, Pelosi që duken mjaft te apasionuar për të shtypur recetat që mbrojnë shëndetin dhe sigurinë e një gruaje që është mbarsur pa dëshirë ose është e rrezikuar për shkak të komplikimeve në lindje, nuk kane bere asgje. Paraqitja e çështjes nga demokratet është simbolike kam frike se është një përpjekje për të manipuluar. Problemi me Amendamentin e Dytë, shume kandidat nuk përmenden asgjë në lidhje me planet për t'i mbajtur armët të sigurta, dhe për te garantuar siguri ne shkolla dhe rritur përgjegjësin institucionale.

Mënyra se si këta politikan planifikojnë të heqim financimin e Planned Parenthood ndërsa promovon përdorimin e armëve është përtej çmendurisë. Republikanet janë pro jetës kur përfshihet fetusi, megjithatë, mijëra po vdesin nga të shtënat masive ne Florida dhe SHBA. Si është e mundur që ai nuk do të vendosë kufizim funksional në përdorimin e armëve ne Florida? Rritjen e kontrolleve te te dhënave per përdoruesit etj. Duket sikur është pak hipokrite.

Unë besoj në demokracinë amerikane për të sjellë ndryshimet qe vërtet i nevojiten. Besoj qe amerikanet ne morfologjinë e tyre flasin. Por dua qe dhe shqiptaro-amerikanet ta kuptojn me mire politiken amerikane sepse lidhet shume me fatin gjeopolitik shqiptar.

Arritja më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte kur u njoftua se kongresi u rimor nga republikanet dhe kur guvernatori DeSantis do të mbante sërish detyrën dhe Floridën ne drejtimin e duhur financiar. Florida është pothuajse e kuqe këto zgjedhje. Me qindra mijëra shqiptar e kombësi te ndryshme qe lëvizin ne këtë shtet për dite fal jetës cilësore dhe mundësive ekonomike qe janë krijuar këto 10 vitet e fundit e bene Floridën nje super shtet amerikan. Është ngushëlluese kur sheh New York Citin që qëndron ne dhembshuri duke duruar është njëherë demokratet me legjislacionet e tyre jo reformiste.

 

Ndryshe nga shumica demokrate që përdorin termin "demokratë" si një mënyrë polarizimi, për të krijuar një shoqëri kohezive dhe të barabartë, gjë që me ka habitur për një kohë të gjatë. Do të doja të mendoja se e drejta mbizotëron gjithmonë. Shpresoj që ngadalë te shkojmë drejt një demokracie përfaqësuese e kushtetuese dhe te distancohemi nga demokracitë e monitoruara ku Amerika dhe Shqipëria nuk duhet te bëhen pjese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco