VIDEO/ Pacientja e pyet nëse Brunilda krijuese dhe mjeke janë dy njerëz të ndryshëm, ja reagimi i shkrimtares

21:35, 17/02/2024
A+ Aa A-

Një mjeke që e ndan jetën mes letërsisë dhe punës humane në spital, kujton në ‘Odeon’ një moment të veçantë, kur një paciente e kishte pyetur me kërshëri nëse krijuesja dhe mjekja ishin dy persona të ndryshëm.

‘Jeni dy emra që njeri është doktor dhe tjetri shkruan’, kjo është pyetja e parë. Ka qenë një zonjë, po fliste për sëmundjen. Është ngritur dhe më ka përqafuar, është ulur sërish dhe ka vazhduar të flas. (qesh)

Nga njëra anë statura e mjekut është një statutë, në dukje pak e ftohtë, prandaj duhet të ketë një qëndrim të caktuar, në marrjen e të dhënave dhe historisë së pacientit, kurse qenia ime si shkrimtare është krejt ndryshe. Më dukej sikur në atë moment bëra një luhatje nga vetvetja. Diçka doli dhe hyri brenda vetes sime. Në një moment isha brenda një përqafimi, që përqafonte librat e mi dhe pastaj duhet të kthehesha prapë në të qenit doktor’, tregoi Zllami.

Ndonëse në pamje të parë një punë që i mban të distancuar nga pacientët, Zllami tregon krejt të kundërtën për detyrën në spital.

‘Jemi në një vallëzim bashkë me pacientin drejt diagnozës, drejt trajtimit, drejt shërimit dhe imagjino një njeri, i cili duhet të ketë lidhje me shumë njerëz të moshave të ndryshme, të formimeve të ndryshme, të pritshmërive të ndryshme, të një gjëje e cila është në evolucion. Sot mjekësia është ndryshe nga dje, po nesër do të jetë ndryshe nga sot. Ti në çdo moment duhet të jesh si një mbledhës i këtij informacioni, ta deduktosh, ta formësosh dhe ta transmetosh.

Mjeku herë pas here përballet me dëshpërimin e humbjes së pacientit. Në këto dëshpërime humbje, jo vetëm lufte me jetën, po humbje lufte me sëmundjen, kur sëmundjet nuk shkojnë aq mirë sa i ke parashikuar janë evente, në të cilat në shpirt mjeku vajton dhe nuk duhet ta tregoj, askush nuk e shikon’, u shpreh Brunilda Zllami.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco