Që nga Komiteti 'Mbrojtja Kombëtare e Kosovës' deri tek Pavarësia e saj

Që nga Komiteti 'Mbrojtja Kombëtare e Kosovës' deri tek Pavarësia e saj

09:46, 17/02/2024
A+ Aa A-

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli Pavarësinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme parlamentare, deputetët vendosën njëzëri për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Kjo ditë e lavdishme qe fryt i qendresës së kahershme të bashkëkombasve. Përpjekjet e tyre për liri kulmuan me krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Më 12 qershor të vitit 1999, pas më shumë se dy muaj bombardimesh, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës të quajtur "KFOR", duke i dhënë fund gjenocidit serb mbi popullsinë e pafajshme. Bilanci tragjik i luftës përllogaritet në mbi dhjetë mijë shqiptarë të vrarë, prej të cilëve rreth tre mijë ende konsiderohen të pagjetur.

Sakrifica e tyre është përjetësuar në kujtesën e çdo shqiptari. Duke bërë një retrospeksion historik akoma më të largët, kujtojmë disa nga anëtarët e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

Në foto: Bardh Jusufi, Lal Perolli, Jusuf Veseli, Sadik Deçani, Nexha Haxhi Sadiku, Halim Gostivari, Tef Naraçi (sekretar), Jahja Prishtina, Ragip Kajabegolli, Qerim Begolli, Hoxha Kadri Prishtina (në qendër, kryetar), Hysni Curri, Hamdi Zajmi, Avdush Kastrati, Kahreman Begolli, Niman Ferizi, Rrok Perolli, 4. Tahir Zajmi; 5 Bedri Pejani, Ibrahim Jakova. Foto: AQSh.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco