VIDEO-SYRI TV/ Magjia e ‘Gjilpërës’ që gdhend klasikët, Cullhaj: Luajtëm për mos të qenë vetëm pallto

20:33, 16/02/2024
A+ Aa A-

Artistja Artemisa Cullhaj ka ekspozuar punimet të punuara me gjilpërë në Galerinë e Arteve të Bukura. Pas takimit artistik me piktorët më të rëndësishëm në botë, krijuesja vrullin e frymëzimit e gdhend në pallto  për të treguar se koha, dashuria dhe njeriu janë të lidhur përjetësisht me njëri- tjetrin. 

Nga SYRI TV

“Gjilpëra” e konceptuar si një pasazh kohor, që merr jetë nga e shkuara, për të kulmuar në të tashmen është ekspozita me 17 skulptura të buta e artistes Artemisa Cullhaj. E konceptuar në tri mediume ekspozita paraqet vepra të punuara me qëndisje nga duart e krijueses. Në palltot e ekspozuara në Galerinë FAB, autorja hedh ngjyrat e Klimtit, Van Gogut, Matis pas takimit artistik, në të cilin nuk mungojnë detajet, elementët e hequr apo të shtuar, që gdhenden mrekullisht në vepra. Ekspozita që shkrihet magjishëm me instilacionin ndërtohet mbi trinomin: Kohë, dashuri dhe njeri që zgjasin sa një përjetësi.

Nga ngjyrat e ndezura, dritat e shkrimet, te mediumi i hapësirës që duket sikur mban në ajër krijimet në dhomën qendrore. Qasja e vizitorëve është më e afërt me palltot, që hera herës duket sikur marrin krahë për fluturim.

Një kordon i ftohtë që vë një ndarje me veprat e Artemisës, nga ana tjetër penjtë që krijojnë kolorite ngjyrash në atë bardhësi të pamasë, gjetja kuratoriale e konceptuar e tillë për të krijuar suspancë, për të intriguar shikuesit.

Ekspozita do të qëndrojë e çelur për vizitorët deri më 27 Shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco