VIDEO/ 'Tentova të thyeja kornizat', Fatos Kongoli flet në ‘Odeon’, për romanin që nuk ia botuan

21:19, 27/01/2024
A+ Aa A-

Shkrimtari Fatos Kongoli foli në ‘Odeon’ për raportin me regjimin dikatorial. Ai tregoi përpjekjen për të thyer kornizat që pati vënë sistemi për krijuesit, e se si një personazh i quajtur I pandreqshmi, tregimin e të cilit refuzuan ta botonin asokohe, qe i parapëlqyeri i lexuesit, që bashkëudhëtoj me të në faqet e librit ‘I humburi’, që autori e shkroi vrullshëm në fillim të demokracisë.

‘Shkrova një tregim me titullin ‘I pandreqshmi’. Tregimi ka një histori më vete. ‘I pandreqshmi’ në atë kohë ishte një personazh, i cili nuk përputhet me normat e kohës, dilte jashtë paracaktimeve. Unë shkrova një tregim ku merresha me këtë personazh, ngaqë nuk kisha makinë shkrimi e kam shkruar diku këtë histori. Mbaj mend që e kam shkruar në revistë. Kisha vetëm një kopje, që e hodha në të pastër, u pa nga ato që ishin në revistë. Sigurisht që nuk e botuan, mbeti atje ai. Kisha vetëm një kopje dhe ajo më humbi. Kur u përmbys diktatura, që secili nuk mund të ankohej më që nuk shkruante dot, ngase ishte liria e shumëpritur e s'kishte të paguar dhe në kapërcyell të sistemit, unë po mendoj ky personazhi i tregimit ‘I pandreqshmi’,  çfarë do bënte tani në këtë kohë?’

Kongoli u ndal edhe te proceset e krijimit të dy prej veprave më të rëndësishme të tij, të cilat morën jetë nga ngjarjet e përjetuara, nga dhimbjet që prekën ashtin.

‘Te ‘Iluzione në sirtar’ shkrova disa episode dramatike të jetës sime. S'kishte ndodhur ndonjëherë në letërsinë shqipe. U sulmua shumë ai libër, pastaj më vonë shkruajta ‘Kapitulli i Amerikës’ një vijim i romanit të sipërpërmendur. Dy titujt janë mirëfilli romane, nuk janë fikshën, por janë ngjarje e ndodhi të përjetuara. Në letërsinë shqipe ka dhe autorë të tjerë po janë të pakët’, tregoi Kongoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco