Fatos Kongoli në ‘Odeon’: I kam thënë bashkëshortes nuk dua të më pyesësh çfarë po shkruaj

21:15, 27/01/2024
A+ Aa A-

Një histori dashurie mrekullisht e bukur. Ajo zonjëza fisnike që u bë frymëzim për krijimtarinë e Fatos Kongolit e pranoi paktin mes tyre. Nuk do ta pyeste asnjëherë shkrimtarin se ç'po shkruante. Sot, ai, shkrimtari i detyrohet për çdo shkëndijë frymëzimi.

‘Një nga kushtet që i kam vënë që në fillim time shoqeje, ka qenë të mos më pyesi asnjëherë se çfarë po shkruaj e me çfarë po merrem, e ka pasur rreptësisht të ndaluar.

Lili i është përmbajtur këtij kushti, kursi librin ‘Lëkura e qenit’ është libri i mëkateve të mia.

Personazhi kryesor jam unë aty me gjithë mëkatet. Unë nuk e teproj fare kur them se në qoftë se unë jam gjallë sot, e po bisedojmë së bashku një nga rolet kryesore e ka pasur Lili.

Kjo është një histori shumë e gjatë, unë e kam shkruar nëpër libra. Pa Lilin unë nuk do t'i kisha shkruar librat e mi. Ajo m'i ka krijuar të gjitha kushtet, që t'i shkruaj këto libra’, u shpreh Kongoli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco