Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

SYRI TV/ Drama e ikjes dhe harresës tek 'Nëna', Xhelili: Shfaqja, të kthejmë sytë nga prindërit

14:57, 27/01/2024
A+ Aa A-

Drama e fortë “ Nëna” e francezit Florian Zeller ngrihet mbi një fenomen të përsëritur kohëve të fundit, atë të ikjes dhe harresës së prindërve. Vepra trajton dilemat ekzistenciale të bashkëkohësisë, ndërsa aktorja Ema Andrea dhe regjisori Met Xhelili u shprehën për Syri Tv se shfaqja bën thirrje për t’u kthyer te njeriu që dita ditës po e zhduk vrulli i jetës.

SYRI TV

Nën lojën e dritëhijeve që është ndërtuar skenografia, një grua e përhumbur rreket të tejkaloj kohën duke komanduar një robot dyshemeje. E ulur dhe e dorëzuar, Ana, gruaja e  vetmuar dhe një nënë lënë vetëm që vjen mjeshtërisht nën interpretimin e Ema Andreas,  përjeton ardhjet e ikjet e birit dhe bashkëshortit, e bërtet për dashurinë njerëzore, atë të munguarën.

Drama "Nëna" nën konceptimin regjisorial të Met Xhelilit, zhvillohet mes skenash dinamike që shpërfaqin mungesat që mbysin Anën e lënë vetëm, mesazhi i fuqishëm që artikulon pjesa është braktisja e njeriut nga të gjithë.

Ndryshimet ritmike që pëson qenia njerëzore në bashkëkohësi janë reflektimi i asaj, me të cilën përballet shoqëria çdo ditë.

Shfaqja "Nëna" do të vijojë rrugëtimin në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco