Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Ja kush janë 10 filmat horror bazuar në histori të vërteta

Ja kush janë 10 filmat horror bazuar në histori të vërteta

01:29, 20/12/2018
A+ Aa A-

Si zhaner filmi filmat horror janë filma që kanë një audiencë specifike. Më poshtë do ju rëndisim 10 filmat më të mirë horror të cilat janë të bazuara në ngjarje dhe histori të vërteta.

10. The Exorcist (1973) – Një nga klasikët e filmave horror, filmi që ka marrë kritikat më të mira për zhanrin e vet. Kur një vajzë adoleshente pushtohet nga një qenie misterioze, nëna e saj kërkon ndihmë nga dy priftërinj për ta shpëtuar vajzën e saj.

9. CARRIE (1976) – Po ashtu një nga klasikët e filmave horror, të cilit në vitin 2013 i është bërë edhe një version më i ri. Një vajzë 17 vjeçare e abuzuar zbulon se ka aftësinë e telekinezës dhe e zbulon në natën e maturës ku i kanë bërë një kurth poshtërues.

8. The Evil Dead (1981) – Pesë shokë udhëtojnë drejt një kabine në pyll, kur aksidentalisht lirojnë djajtë të cilët i posedojnë trupin. Edhe këtij filmi i është bërë një ripërpunim i cili ka dalë në vitin 2013.

7. A Nightmare on Elm Street (1984)– Të gjithë kanë dëgjuar për Freddy Krueger, njeriun e frikshëm që i tmerronte të rinjtë gjatë gjumit. Këta të rinj duhen me çdo kusht të mos flenë se nëse janë të zgjedhur dhe i zë gjumi, nuk do të zgjohen më gjallë.

6. SCREAM (1996) – Pjesa e parë e françizës tre-pjesëshe na ka prezantuar me ‘Ghostface’, vrasësi i cili komunikonte me viktimat e tij të radhës në telefon. Këtu një grup të rinjsh shihen duke folur për skenat e filmave horror, derisa  fillojnë t’i përjetojnë edhe vetë gjithë ato skena.

5. SAW (2004) – 7 pjesët me personazhin kryesor me emrin Jigsaw, janë sa të frikshme aq edhe të bezdishme, pasi njerëzit që ai i zgjedh për t’i torturuar duhet të ndjekin disa rregulla nëse duan të mbijetojnë dhe të fitojnë lojën e vdekshme që është caktuar për ta.

4. Deliver us from Evil (2006) – Dokumentar për një prift katolik i cili është gjendur në disa famulli të ndryshme në një përpjekje nga kisha kaotlike për të mbuluar dhunimin e shumë fëmijëve.

3. Insidious (2010) – Një familje përpiqet të pengojë shpirtrat e këqinj që mos ta kapin djalin e tyre në komë në një vend të quajtur ‘The Further’.

2. The Cabin in the Woods (2012) – Pesë shokë shkojnë për pushime tek një kabinë në një pyll ku duhet të zbulojnë të vërtetën për kabinën në të cilën ata kanë shkuar.

1. The Conjuring (2013) – Hetuesit e paranormales, Ed dhe Lorraine Warren punojnë të ndohmojnë një familje të terrorizuar nga një prezencë e errët në shtëpinë e tyre në fshat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco