Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Avioni super luksoz për një udhëtim të paharrueshëm

FOTO/ Avioni super luksoz për një udhëtim të paharrueshëm

12:03, 07/10/2016
A+ Aa A-

Është kompania më e madhe prodhuese e avionëve komercialë, që nisin nga ata që njihen si “Private Jet” e deri tek gjigantë fluturues për pasagjerë dhe transport. Por kryevepra e Boeingut është avioni “787 Dreamliner”, nëse mund ta quajmë avion…

Bëhet fjalë për një mjet fluturues ku nuk mungon asgjë. Është projektuar si një mjet privat me teknologji të fjalës së fundit dhe mobilim luksoz dhe kapacitet deri në 40 persona, për të cilët garantohet hapësirë e bollshme, që nga kuzhina, banjoja, dhomat e fjetjes apo çlodhjes e deri tek kinemaja dhe kabina e dushit.



    Sesa e bollshme është hapësira dhe luksi, mjafton të përmendet se nëse do të ishte projektuar si avion transporti pasagjerësh, ky mjet do të mund të transportonte as më pak e as më shumë se 335 vetë.

    Puna për ndërtimin e këtij avioni ka nisur dy vite e gjysmë më parë me kërkesë të një kompanie fluturimi kineze, e cila thotë se këtë mjet superluksoz do t’ja bashkangjisë flotës së vet të avionëve për pasagjerët që nuk kursejnë paratë për një udhëtim të paharrueshëm.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco