Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Teknologjia e re përdorë shenjat e gishtërinjëve për të bërë pagesa

Teknologjia e re përdorë shenjat e gishtërinjëve për të bërë pagesa

15:05, 22/09/2017
A+ Aa A-

Një supermarket në Londer është duke testuar një sistem biometrik për pagesë, i cili përdorë linjat unike të shenjave të gishtërinjve, për të bërë pagesën për mallrat dhe shërbimet.

Një lexues elektronik përdorë linjat e shenjave të gishtërinjve për të gjeneruar një kod unik.

Kjo teknologji është zhvilluar nga gjiganti elektronik Hitachi, ndërsa kompania Sthaler është e licencuar për plasimin në treg.

Drejtori ekzekutiv në Sthaler, Nick Dryen ka thënë që kjo teknologji më së shumti i dedikohet gjeneratës së re, duke u mundësua një mënyrë efikase dhe të sigurte të pagesave.

Së shpejti kjo metodë do të filloj të përdoren në masa më të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco