FOTO/ E përjashtuan nga shkolla për të paaftë. Durrsaku sot ka një mesazh për mësuesit e tij

FOTO/ E përjashtuan nga shkolla për të paaftë. Durrsaku sot ka një mesazh për mësuesit e tij

20:34, 20/09/2017
A+ Aa A-

Mbase jo të gjithë por ka shumë fëmijë që gjatë kohës së shkollimit janë të paragjykuar për shkaqe të ndryshme si nga bashkëmoshatarët e tyre ashtu edhe nga mësuesit apo profesorët. Megjithatë ata që janë të zotë gjithnjë do ja dalin në një mënyrë apo tjetrën që të bëjnë përpara në jetë.

Rasti i tillë është i një djali të ri nga Durrësi, i cili është pse nuk është përkrahur kurrë në shkollë, madje është përjashtuar, sot ai është më i pasur se gjithë shokët e tij, dikur shokë klase.

“Përshëndetje JOQ! Dua t’ju dërgoj një përshëndetje për ish-profesorët e mi që më përjashtuan nga shkolla dhe të gjithë shokët që u diplomuan, ndërkohë sot janë te kafja e lagjes duke u qajt për lekë. Profesorët e mi mbanin me hatër gjithmonë nxënësit e parë dhe unë që vija nga një familje e varfër më shikonin me sy tjetër.

Ndërkohë sot jam themeluesi i një biznesi me emër dhe punoj gjithashtu për disa nga kompanitë më të mëdha në botë si “Ladbible”. Kam qenë në shkollë “Besnik Hidri” në Shënvlash të Durrësit, isha shumë i aftë ama mësuesit kurrë nuk më dhanë mundësi për ta dëshmuar, madje më përjashtuan.

Por jeta jo gjithnjë është e padrejtë, sepse ata që u diplomuan me hatër i ke kafeneve duke u qajt për punë dhe për ndonjë lek”, përfundoi qytetari, i cili preferoi të ishte anonim, po shtoi për JOQ se emrin do ja marrin vesh kur ta blejë shkollën komplet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Visard Ukperaj21/09/2017 00:42

Ke bo lek po mos u kreno teper te arrish ne perfundim qe blen shkollen -_-

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco