VIDEO/ Gruaja ndjek turisten këmba këmbës vetëm se u ankua për çmimin e çajit

VIDEO/ Gruaja ndjek turisten këmba këmbës vetëm se u ankua për çmimin e çajit

13:22, 20/09/2017
A+ Aa A-

Një britanike e quajtur Gemma Wilson u ndoq këmba këmbës nga një grua nepaleze e inatosur, pasi Wilson u ankua për çmimin e shtrenjtë të çajit.

Wilson, 35-vjeç, ishte duke udhëtuar përgjatë malit Annarpurna me nipin e saj adoleshent në momentin që ndaloi për të blerë diçka freskuese në një dyqan çaji.

Britanikja ishte ankuar sepse pronarja e dyqanit i kishte thënë që çaji që ajo do blente kushtonte rreth 150 rupi (1 dollar), duke këmbëngulur që të paguante më pak.

 “Gjithmonë pyes para se të blej diçka por këtë herë harrova. Gjithmonë kam paguar 50 rupi më pak për çajin por pasi pagova i thashë që çmimi ishte i shtrenjtë,”/ tha Wilson për “Mirror”.

Incidenti u regjistrua në kamera dhe aty mund të dëgjohet vendasja. “Ju anglezët jeni të pasur. Pse bëni pazare për çmimin ?” dëgjohet ajo të thotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco