Keni një iPhone apo iPad? iOS11 është gati për shkarkim në pajisjen tuaj

Keni një iPhone apo iPad? iOS11 është gati për shkarkim në pajisjen tuaj

11:01, 20/09/2017
A+ Aa A-

Apple më në fund ka nxjerrë iOS 11 për publikun e gjerë. Dhe ky nuk është versioni beta, me probleme, i cili u prezantua në qershor. Ky është versioni zyrtar dhe përfundimtar i sistemit operativ për pajisjet Apple. Gjithçka duhet të bëni është ta shkarkoni iOS 11 në një pajisje Apple që është kompatibël me të.

Si gjithmonë, varianti më i ri i softaware-it është falas, kështu që nëse keni një iPhone, iPad apo iPod Touch, mund ta shkarkoni dhe instaloni iOS 11 kur të doni.

iOS 11 është kompatibël me të gjithë iPhone-t nga iPhone 5s e lart; me iPad nga brezi i pestë e më pas dhe me të gjitha iPad mini 2, 3 e 4. Është kompatibël edhe me brezin e gjashtë të iPod touch.

Për të instaluar iOS 11 thjesht duhet të shkoni te Settings > General > Software Update dhe pajisja juaj e bën vetë gjithçka tjetër.

Dy gjëra duhet t’i bëni para se të bëni update në iOS 11. Së pari, një backup i pajisjes në iCloud ose iTunes. Së dyti, sigurohuni që keni mjaftueshëm hapësirë për të bërë update. iOS 11 është 1.7GB, çka do të thotë se do t’ju duhet e pakta 2GB të lira në pajisjen tuaj.

Përgatiti Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco