VIDEO/ Kur droga e fortë testohej tek ushtarët amerikanë

VIDEO/ Kur droga e fortë testohej tek ushtarët amerikanë

14:32, 12/09/2017
Pamje të rralla nga viti 1958, në të cilën dallohen ushtarë amerikanë të droguar me LSD, si pjesë e një eksperimenti të qeverisë për të testuar se si mund të kthenin në armë halucinacionet.

Videoja tregon disa prej testeve të mbështetura edhe nga Presidenti i 34-t i SHBA, Dwight David Eisenhower, për të eksperimentuar nëse trupat armike mund të bëheshin të paaftë për të luftuar nëse droga u hidhej në formën e gazit.

Ushtarë të mirë trajnuar në repartin e Edgewood në Maryland, reagojnë ndaj komandave para dhe pasi kanë marrë një dozë të LSD-së. Dallimi është i qartë, pas marrjes së dozës së drogës reagimet e tyre janë të paqarta dhe qesharake./Tch

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment