Puna që vret, stresi ju shkurton 33 vite jetë

Puna që vret, stresi ju shkurton 33 vite jetë

14:57, 05/09/2017
A+ Aa A-

Studiuesit e Universitetit të Havardit dhe Stanfordit kanë realizuar një studim, sipas të cilit, stresi në punë shkurton jetën me 33 vite.

Janë 33 vjet, një hark kohor shumë i madh që reduktohet për kategori të caktuara shoqërore, më pak të rrezikuara se të tjerat. 

Duke matur jetëgjatësinë e jetës në SHBA, studiuesit kanë kuptuar se, në disa zona, kjo ishte më e lartë, me të paktën 33 vjet, në krahasim me të tjerat.Pyetja është, për cilin motiv? 

Që nga momenti që niveli i stresit varion nga personi në person, kërkuesit kanë ndarë një grup vullnetarësh në 18 nëngrupe, sipas etnisë, seksit dhe shkallës së edukimit. Më pas kanë marrë në konsideratë faktorë të lidhur me vendin e punës, përfshirë oraret, turnet, çekuilibrin familje-punë, mungesën e një sigurie, shkarkimet e papritura dhe i kanë vënë në raport me të dhënat mbi vdekshmërinë vjetore dhe jetëgjatësinë.

Duke analizuar rezultatet, studiuesit kuptuan se ata që e përjetojnë më shumë stresin dhe përfundojnë në vende pune pak të rekomandueshme, janë ata që kanë marrë një nivel edukimi të ulët.

Por, rol të rëndësishëm luajnë edhe komponentët e tjerë: pasiguria, shkarkimet e shpeshta apo periudhat e ngërçit në kërkim të një pune të re, më shumë se gjithçka shkurtojnë jetën.

Si për meshkujt ashtu edhe për femrat, moskontrolli mbi jetën e vet profesionale paraqet pengesën më të madhe.Ato që e “vrasin” gjininë femërore, janë sidomos turnet e lodhshme, ndërkohë që gjinia mashkullore trembet më shumë nga klima e pasigurisë së përgjithshme.

“Është i nevojshëm krijimi i ambienteve më të ‘shëndetshme’ në punë, sidomos për nëpunësit me një nivel të ulët edukimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco