Këto janë shenjat që një vajze i ka rënë në kokë për ty

Këto janë shenjat që një vajze i ka rënë në kokë për ty

21:43, 06/10/2016
A+ Aa A-

Mos prisni që të ndodhë ndonjë mrekulli dhe vajza juaj e preferuar t’ju pikë nga qielli.
Shikoni me kujdes botën rreth jush dhe do të shihni që shumë vajza që ju pëlqejnë ju dërgojnë sinjale.

Analizoni ato sinjale! Nëse i pëlqeni një vajze, atëherë ajo:

1. Do të gjejë kohë për ju edhe nëse nuk ka paramendoni, kush është ai/ajo që, në ditët tona, do t’i ndërronte planet e veta, vetëm që të ishte me ju. Këtë do ta bëjë dikush që ju pëlqen.

2. Xheloze – nëse vajza është e interesuar për ju, atëherë ajo do të jetë xheloze nëse ju sheh në prani të ndonjë femre tjetër. Kjo është edhe një shenjë se jeni duke i pëlqyer asaj.

3. Mundohet ta marrë vesh se a ju pëlqen edhe ajo juve këtë do ta bëjë në mënyrë subtile, do të dërgojë sinjale seksuale, sikur që janë lëpirja, apo kafshimi i buzës, loja me flokë, demonstrimi i qafës, etj.

4. Mund t’ju thotë diçka, si: mos u ngushto, apo mos hezito edhe kjo tregon se i pëlqeni, meqë tregon sesi dëshiron të ketë më shumë komunikim me ju.

5. Ju thërret e para në telefon kjo është një shenjë e qartë se i pëlqeni, meqë këtë nuk e bën vetëm sa për ta larguar mërzinë. Përpos kësaj, shumë vajza ngurrojnë ta “thyejnë akullin”, por presin që këtë ta bëjë djali.

6. Ju prek – kjo me të vërtetë është një shenjë e madhe, meqë nuk mund të durohet pa ju prekur. Kjo prekje mund të jetë si “rastësisht”, por nuk është ashtu.

7. Ju ngacmon, apo ju bën komplimente kjo shenjë nuk është gjithmonë shenjë se i pëlqeni, por shpesh është. Ajo, në fakt, dëshiron që t’i kushtoni vëmendje, dëshiron që të shohë sesi reagoni në atë që ua ka thënë dhe, kështu, t’ju njoftojë më mirë.

8. Ju bën shumë pyetje personale e bën këtë sepse dëshiron që t’ju njohë më mirë dhe të jetë e sigurt që jeni djali adekuat për të. Sikur të mos bëhej fjalë për dikë që i intereson, nuk do të ishte aq kureshtare.

9. Vendos kontaktin me sy nga vajza të cilës i pëlqeni mund të pritet që me të vërtetë t’ju shikojë një kohë të gjatë në sy. Ajo e bën këtë në mënyrë të pavetëdijshme, duke dashur të kuptojë se a janë ndjenjat e dashurisë së dyanshme, apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco