Mbajtja për dore e zvogëlon stresin dhe e lehtëson dhimbjen

Mbajtja për dore e zvogëlon stresin dhe e lehtëson dhimbjen

14:51, 26/07/2017
A+ Aa A-

Është e çuditshme se si një akt aq i thjeshtë i mbajtjes për dore ka ndikim aq të madh në shëndetin emocional, psikologjik dhe fizik, transmeton koha.net.

Në pëllëmbë ndodhet një numër i madh i mbaresave nervore. Kjo është arsyeja se pse mbajtja për duar ka ndikim pozitiv në të gjithë organizmin në trup.

E redukton nivelin e stresit

Studimet kanë treguar se mbajtja për dore mund t’i zvogëlojë nivelet e hormoneve të stresit (kortizolit). Kur niveli i kortizolit në trup rritet, atëherë reagojmë në mënyrë shumë më intensive në prekje dhe ajo është shumë më efektive. Reduktimi i niveleve të kortizolit ka ndikim pozitiv në shëndetin e zemrës, sistemit të qarkullimit të gjakut dhe trurit.

E rrit ndjenjën e sigurisë

Mbajtja për duar mund ta rrisë ndjenjën e sigurisë, veçanërisht në situata ku nuk ndihemi të sigurt. Rritja e ndjenjës së sigurisë është rezultat i zvogëlimit të nivelit të kortizolit, por edhe të kuptuarit se nuk jemi vetëm, por që dikush është me ne.

E rrit lidhjen emocionale

Ashtu siç e ul nivelin e kortizolit, mbajtja për dore edhe e rrit nivelin e oksitocinës. Oksitocina njihet edhe si hormoni i ledhatimit, sepse lirohet gjatë shkëmbimit të butësisë dhe na jep një ndjenjë të lidhjes me një person tjetër. Oksitocina është hormon i dashurisë, gjë që e shpjegon se pse jemi të lumtur kur jemi të dashuruar.

E lehtëson dhimbjen

Studimet kanë treguar se prekja mund ta lehtësojë dhimbjen. Me kombinimin e zvogëlimit të nivelit të stresit, rritjes së ndjenjës së sigurisë dhe lidhjes emocionale rritet edhe pragu trupor i dhimbjes. Studiuesit zbuluan se gratë, burrat e të cilave janë me to gjatë lindjes, shumë më lehtë e përballojnë dhimbjen. Një prej arsyeve është edhe fuqia e prekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco