Forma e vetullës, tregon se çfarë karakteri keni

Forma e vetullës, tregon se çfarë karakteri keni

16:50, 20/05/2017
A+ Aa A-

Tiparet e fytyrës suaj tregojnë për karakterin. Vetullat për shembull, jo vetëm që theksojnë shprehinë e fytyrës, por edhe zbërthejnë karakterin tuaj.

Vetulla drejtvizore

Nëse keni këtë lloj vetulle jeni shumë e rezervuar, e organizuar dhe ju pëlqen rregulli. Nuk i lini kurrë gjërat në mes dhe nuk hiqni dorë nga synimet që i vini vetes.

Vetulla në formë gjysmërrethi

Kjo lloj formë është ndër më të përhapurat. Femrat që kanë përpiqen të vendosin gjithmonë një lloj ekuilibri dhe harmonie me veten, të tjerët dhe ambientin që i rrethon. Jeni të zgjuara, të qeta dhe shumë paqësore.

Vetullat me kënd

Kjo formë njihet ndryshe edhe si krahët e pulëbardhës dhe është një ndër trendet e viteve të fundit. Vetulla formon një kënd të ngritur në gjysmën e gjatësisë së saj. Ky kënd nënkupton dëshirën për të shprehur fantazinë dhe krijimtarinë. Jeni shumë krijuese dhe ëndërrimtare.

Vetullat e larta

Vetullat e larta quhen të tilla pasi gjinden goxha lart nga qepalla e syrit. Femrat që kanë vetulla të tilla janë shumë formale dhe u pëlqen të vendosin një lloj distance me njerëzit që i rrethojnë. Janë shumë të sigurta në vetvete, të ftohta dhe aspak bashkëpunuese.

Vetullat e ulëta

Femrat me vetulla të tilla janë shumë të përqendruara në gjërat që bëjnë, prandaj kane dhe gjithmonë rezultate të mira në jetën profesionale. U pëlqejnë detajet dhe janë vëzhguese të mira .

Njerëzit me vetulla të trasha janë persona shumë aktivë që mendojnë gjatë gjithë kohës, kanë gjithmonë ide të reja dhe janë të gatshëm për çdo gjë. Ndërsa personat me vetulla të holla konsiderohen si persona po aq të zgjuar sa të parët, por që preferojnë t’i bëjnë gjërat me radhë, njëra pas tjetrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco