Smoothie jeshil, pije energjike natyrale

Smoothie jeshil, pije energjike natyrale

12:44, 26/04/2017
A+ Aa A-

Një recetë e thjeshtë për një pije shumë energjike dhe plot vitamina.

Përbërësit

1 mollë jeshile

2 kivi

1 dardhë

1 dorë spinaq

300 ml. qumësht

2 lugë mjaltë

një dorë me mana kineze

pakëz kanellë

Përgatitja

Qëroni dardhën, mollën, kivin dhe pritini në copa të mëdha, vendosini të ngrijnë. Po s’patët kohë të prisni derisa të ngrijnë mund të përdorni disa copa akulli.

Tani vendosni të gjithë përbërësit e thatë në një përzierës, për ju që s’i keni ngrirë fusni brenda dhe disa copa akulli dhe shtoni sipër qumështin, mjaltin dhe kanellën. Jepini një të bluar derisa të keni një krem shkumoz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco