Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Huawei Mate 9 vjen me 6GB RAM

Huawei Mate 9 vjen me 6GB RAM

07:38, 23/02/2017
A+ Aa A-

Nëse mendoni se Huawei Mate 9 ka një ekran me pak rezolucione, ose është shumë i madh përderisa Mate 9 Pro është shumë i vogël, kompania kineze ka një zgjidhje për ju. Quhet Honor V9, dhe është telefoni premium i ri nga Huawei që shitet përmes dyqanit online të kompanisë.

Honor V9 është shfaqur në një ngjarje në Kinë gjatë ditës së sotme. Vjen me ekran QHD me 5.7 inç, dy kamerat me nga 12MP në pjesën e pasme, blicin LED dhe mundësinë e xhirimit të videove në 4K.

Për selfie, ekziston kamera frontale me 8MP ndërsa procesori që fuqizon pajisjen është Kirin 960, më i riu nga HiSilicon.

Memoria RAM ka kapacitet prej 6GB, ndërsa hapësira ruajtëse vjen në opsionin me 64 ose 128GB, varësisht se cilin model do të zgjidhni.

Telefoni ka bateri prej 4,000 mAh dhe punon me Android 7.0 Nougat, nën sistemin e Huawei, EMUI 5.0.

Modeli i parë që do të lansohet në treg, ai me 64GB, do të kushtojë 435 dollarë, dhe vjen në ngjyrë të kaltërt dhe të artë.

Lansimi i telefonit do të ndodhë më 28 shkurt, dhe në tregjet jashtë Kinës Honor V9 do të quhet Honor 8 Pro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco