Shpërthen 29-vjeçarja: Shkaktuam tërmet kur bëmë seks, por tani ...

Shpërthen 29-vjeçarja: Shkaktuam tërmet kur bëmë seks, por tani ...

21:21, 21/03/2018
A+ Aa A-

Një vajzë ka ndarë historinë e saj me lexuesit e “The Sun”, ku tregon se si një natë pasioni po i ndryshon jetën.

Letra e vajzës për psikologen:

Shkova për pushime me dy shoqe që i njoh prej vitesh.

Pimë pak në barin e hotelit, pastaj shkuam në klub.

Një djalë i mrekullueshëm mu afrua dhe më qerasi me një pije, e më pas kaluam pjesën tjetër të mbrëmjes duke biseduar së bashku. Ai është 31 vjeç dhe unë jam 29 vjeçe.

Më vonë, u kthyem në hotelin tim dhe ai më sugjeroi të pinim diçka në dhomën time.

Nisëm të bëheshim të pasionuar dhe i kërkova të përdorte një prezervativ.

Ai tha se do të ndalet përpara se të mbaronte…por nuk e bëri këtë gjë.

Ne ramë dakord se do të merrja pilulën e ditës tjetër dhe të nesërmen u ndamë në kushte miqësore.

Pastaj pata vonesë në menstruacione, kështu që në shtëpi bëra testin e shtatzënisë që doli pozitiv.

I telefonoi atij dhe ai tha se ishte shumë i tronditur që pilula nuk kishte funksionuar, por tha se do të më mbështeste në çdo gjë që të vendosja të bëja.

U mendova he vendosa se dua ta mbaj foshnjën, kështu që e telefonova dhe e vura në dijeni.

Ai tha se ishte në një marrëdhënie dhe se nuk ishte gati të ishte një baba.

Unë jam financiarisht e qëndrueshme, kështu që unë mund të rrish fëmijën vete, por unë nuk dua të sjell në jetë një fëmijë pa babain si partnerin tim.

Ai thotë se do të preferonte që unë të mos e mbaja foshnjën, por nëse e bëj, insiston në testet e ADN-së për tu siguruar që fëmija është i tiji.

A ka ndonjë gjë që unë mund të them për të ndryshuar mendjen e tij?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco