Oferta e pazakontë e hoteleve në Itali

Oferta e pazakontë e hoteleve në Itali

08:29, 22/11/2016
A+ Aa A-

“Ejani në Assisi. Bashkë”. Kjo është iniciativa e promovuar nga disa hotele në Assisi të Umbrias (Itali).

Siç raportojnë mediat lokale, disa nga këto biznese ofrojnë rimbursim të qëndrimit, ndërsa të tjerë ofrojnë falas netë të tjera gjatë fundjavave, çifteve që arrijnë të ngjizin fëmijën e tyre në dhomat e këtyre hoteleve.

Sipas mediave lokale, çiftet që dëshirojnë të përfitojnë rimbursimin e pagesës për dhomat, duhet të prezantojnë te bizneset mikpritëse certifikatën e lindjes së fëmijës së tyre, që të vërtetojnë se ka lindur ekzaktësisht 9 muaj (plus/minus 10 ditë) pas qëndrimit në hotel.

Qëllimi i kësaj iniciative është tërheqja e sa më shumë turistëve. Gjithashtu, një tjetër motiv është tërheqja e vëmendjes së opinionit publik për shkallën e ulët të lindjeve në rajonin e Umrias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco