Burri i vjedh gruas veshkën, arsyeja do ju shokojë...

Burri i vjedh gruas veshkën, arsyeja do ju shokojë...

22:41, 09/02/2018
A+ Aa A-

Të paguash pa e dashur dhe pa e ditur pajën e martesës me një veshkë. Kjo ka ndodhur në Bengalin Perëndimor, në Indi ku një burrë u arrestua pak ditë më parë për trafikim organesh.

Siç raporton “Hindustan Times”, viktima nuk është askush tjetër përveç gruas së tij, Rita Sarkar, 28 vjeç.

Tre muaj më parë, ajo zbuloi pas një vizite në spital se i mungonte një veshkë. Por në fakt çdo gjë kishte nisur dy vjet më parë, kur gruaja e re filloi të vuante nga dhembje stomaku. Bashkëshorti i saj e çoi atë në një klinikë private, para se ta bindte, ai dhe ekipi mjekësor, për të bërë një operacion.

Gruaja tha pwr hetuesit se burri dhe ekipi mjekësor më thanë se do të bëhesha më mirë.

Por pavarësisht nga operacioni, dhimbja vazhdoi. Në këtë kushte gruaja insistoi për t’u vizituar përsëri, por kërkesa e saj u refuzua nga bashkëshorti. Duke mos duruar dot më dhembjen, ajo i kërkon të afërmve të saj që ta shoqërojnë.

Pas ekzaminimit, mjekët e njoftojnë se veshka e saj e djathtë ishte zhdukur. E shokuar, 28-vjeçarja kërkon të ekzaminohet nga një mjek i dytë i cili konfirmon lajmin.

Gruaja e re paraqiti një ankesë duke akuzuar bashkëshortin e saj për vjedhjen e veshkës. Sipas 28-vjeçares ai duhet ta ketë kryer veprimin ekstrem, sepse familja e saj nuk mund të paguante pajën që i kërkohej nga familja e burrit.

Para autoriteteve, burri pranoi se kishte vjedhur veshkën e gruas dhe se ia kishte shitur atë një biznesmeni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco