Studimi zbulon: Frika më e madhe e nënave të rejave vazhdon të jetë tabu

Studimi zbulon: Frika më e madhe e nënave të rejave vazhdon të jetë tabu

09:20, 09/02/2018
A+ Aa A-

Prej kohësh nënat e reja janë kthyer në fokus të studimeve sidomos për periudhën pas lindjes. Shumë prej femrave këtë periudhë përjetojnë depresion të fortë për arsye të ndryshme. Por e dini çfarë kanë zbuluar studimet? Shumë prej femrave kanë frikë dhe halucinacione dhe nuk i pranojnë ato me frikën se do i quajnë të çmendura. Më shumë se gjysma e nënave të reja që janë marrë në studim kanë pranuar se kanë frikë se fëmijët e tyre lëndohen apo se do ju ndodhë diçka e keqe. 62% mendojnë këtë gjë, ndërsa 44% kanë frikë se mos fëmija vdes dhe 13% e tyre kanë imagjinuar veten duke i bërë keq fëmijës së tyre.

Studimi zbulon më tej që 50% e femrave mendojnë se fëmijët e tyre i urrejnë. Shumica e tyre kanë frikë të shprehin këto mendime në publik sepse kanë frikën e gjykimit ose e mendojnë veten si të sëmura mendore. Të gjitha këto sipas psikologëve janë shenja të depresionit pas lindjes, të cilat vijnë si pasojë e frikës së përballjes me një ndryshim aq të madh në jetë. Ndaj ata sugjerojnë kurimin. Konsultat me një psikolog ndihmojnë shumë në kalimin e kësaj faze./revistawho.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco