FOTO/ Bateria gjigante e Samsungut Galaxy C9

FOTO/ Bateria gjigante e Samsungut Galaxy C9

18:24, 08/10/2016
A+ Aa A-

Kohët e fundit telefoni i në pritje i Samsungut, Galaxy C9, është shfaqur disa herë në plot uebfaqe të njohura, duke zbuluar disa nga specifikat e kyçe.

Samsung Galaxy C9 më parë është shfaqur në uebfaqen e njohur si GeekBench, AnTuTu dhe Zauba, duke zbuluar specifikat kyçe – ekran 6-inç Full HD, procesor Snapdragon 652, 6 gigabajt RAM memorie, si dhe kamerën prej 16 megapikselë. Një detaj që mungonte tërë kohën ishte kapaciteti i baterisë.

Të dhëna në lidhje me kapacitetin e baterisë janë zbuluar pasi Galaxy C9 është certifikuar nga FÇ.  Siç mund të shohim nga fotografia, FÇ zbuloi numrin identifikues të certifikatës: A3LSMC9000, dhe C9 do të vijë me baterinë me kapacitet prej 4 mijë mAh.

Me këtë hap qartësohet se Samsung Galaxy C9 është më afër publikimit, edhe pse nuk dihet ende se kur do të dalë saktësisht.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco